Lufterat, varferia, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike jane faktoret kryesore qe sjellin emigracionin. Ky fenomen, qe vazhdon te krijoje probleme politike dhe sociale ne Perendim, mbart historite e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshem te miliona njerezve ne kerkim te nje jete me te mire. Akademiku dhe shkrimtari shqiptar ne Britanine e Madhe Dr. Gezim Alpion shtjellon temen e identitetit kombetar shqiptar ne shumicen e veprave te tij ne gjuhen angleze, por vecanerisht ne tre librat Nene Tereza: Shenjtore apo e Famshme?, Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur te Vdekurit te Degjonin, qe sapo eshte botuar ketu ne Shtetet e Bashkuara nga shtepia botuese Globic Press ne Karolinen e Veriut. Libri Sikur te Vdekurit te Degjonin eshte nje drame e cila u vu ne skene fillimisht ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando, fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr. Alpion eshte lektor per Sociologji dhe Studimet e Medias ne Universitetin e Birminghamit ne Angli. Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne zhvilluam nje bisede ne Londer me Dr. Alpion.
Zeri i Amerikes: Dr. Alpion, doja t'ju pyesja fillimisht cfare ju shtyu ju per te trajtuar kete teme, pra emigracionin, dhe perse ky titull ... ngjethes, "Sikur te Vdekurit te Degjonin"?
Dr. Gezim Alpion: Identiteti kombetar dhe imazhi i Shqiperise jane disa nga temat qe une i shtjelloj ne librat e mi. Per mendimin tim, ka ardhur koha, per te mos thene qe jemi vone, qe intelektualet shqiptare, akademiket dhe krijuesit te angazhohen me seriozisht me ceshtjen e identitetit kombetar. Kur te angazhohemi me kete ceshtje, duhet qe debati te mos jete i tonit qe perdoren Kadareja dhe Qosja sepse ceshtja e identitetit kombetar eshte shume me e rendesishme se egoja personale. Ne lidhje me imazhin tone, do te permendja disa faktore te cilet, mendoj une, kane ndikuar qe fatkeqesisht ne Perendim, vecanerisht ne Britani, imazhi i Shqiperise te jete negativ. Ka disa shekuj qe fqinjet tane ne Ballkan kane qene te interesuar qe ta ulin imazhin e Shqiperise. Kohet e fundit, disa bashkatdhetare ne Perendim qe angazhohen ne aktivitete kriminale, kane bere qe te ulet edhe me tej imazhi i Shqiperise. Komunitetet shqiptare, diaspora shqiptare si dhe i gjithe kombi shqiptar jane denuar ne menyre kolektive si rezultat i ketyre personave te papergjegjshem. Por le te mos harrojme qe arsyeja kryesore qe Shqiperia ka nje imazh negativ eshte niveli shqetesues i korrupsionit ne vend. Pra ne dramen time, titulli eshte me te vertete shqetesues, sic thoni ju, sepse nepermjet te "vdekurve" ne kete veper ne menyre direkte apo indirekte une u drejtohem te "gjalleve". Ne duhet te jemi me te angazhuar me temen e identitetit kombetar dhe ta trajtojme ate me integritet.
Zeri i Amerikes: Dr Alpion, ndersa keni marre vleresime pozitive nga kritika ne disa vende ne Perendim dhe ne Azi per trajtimin pa doreza te temave "delikate" dhe "tabu", pra jeni vleresuar si nje shkrimtar dhe akademik qe nuk perfillni korrektesine e tepruar politike, do te ishte me interes te dinim se si ka reaguar kritika ne hapesirat shqiptare per dramen si dhe per librin tuaj per Nene Terezen?
Dr. Gezim Alpion: Duke pasur parasysh qe drame dhe te gjithe librat e mije ne Perendim jane botuar ne gjuhen angleze, dhe kohet e fundit nje liber ne gjuhen italiane, eshte disi e veshtire per kritiket shqiptare qe te angazhohen me veprat. Ndoshta kur te botohen ne shqip, do te kete nje angazhim me te madh. Deri tani ne shtypin shqiptar dhe ne hapesirat shqiptare eshte shkruar per veprat por me teper nga gazetaret, dhe megjithese ka pasur shkrime dinjitoze, nuk ka akoma nje angazhim te kritikeve. Me sa di une, vetem nje recence e mirefillte nga Abdi Baleta eshte botuar ne Tirane. Megjithate me duhet te theksoj se intelektualet shqiptare ne Perendim kane treguar interesim te vazhdueshem. Keshtu, per shembull, Dr. Altin Ilirjani, Editori i revistes shkencore Albanian Journal of Politics ne Amerike, disa here ka kontaktuar studiues shqiptare dhe te huaj per te shkruar recenca per librat e mi.
Zeri i Amerikes: Ndersa shkakton problem per vendet pritese, sigurisht emigracioni krijon edhe nje zbrazeti te shtreses intelektuale ne vendin e origjines, pra krijon te ashtuquajturin fenomenin e rrjedhjes se trurit. Flitet shpesh per perpjekje te qeverise shqiptare per te joshur emigrantet te kthehen ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, emigracioni eshte nje faktor i rendesishem ekonomik me te ardhurat qe i siguron Shqiperise. A duhet te kthehen intelektualet shqiptare ne vendin e tyre?
Dr. Gezim Alpion: Largimi i trurit nuk duhet shikuar gjithmone si nje dicka teper negative sepse intelektualet shqiptare ne Perendim mund te luajne nje rol pozitiv si per permiresimin e imazhit te Shqiperise ashtu edhe per vendosjen e lidhjeve ndermjet institucioneve kerkimore e shkencore ne Perendim dhe Shqiperi. Por nuk duhet te harrojme qe intelektualet shqiptare ne Perendim kane punuar shume
per karrierat e tyre dhe veshtiresite jane te shumta. Ne rastin tim, per shembull, dhe te bashkeshortes time Dashit, na eshte dashur 23 vjet te punojme per te ndertuar karrierat qe kemi ne Perendim. Dhe te kthehemi ne Shqiperi pas nje pune kaq te madhe nuk eshte edhe aq e lehte. Ajo qe ne mund te bejme eshte te vendosim keto ura bashkepunimi qe permendem me pare, dhe te kemi projekte te perbashketa. Ne qofte se ka iniciativa nga Tirana, Prishtina apo universitetet ne Tetove, une jam i sigurte se koleget e mi ne Perendim do te jene te gatshem per te bashkepunuar.
Zeri i Amerikes: Si e shikoni ju rolin e diaspores shqiptare ne jeten politike te vendit? Megjithe deshiren e mire per te ndihmuar Shqiperine, a mund te jete diaspora koherente dhe ne te njejtin ritem me ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi?
Dr. Gezim Alpion: Diaspora mund te luaje nje rol teper pozitiv por duhet te kemi parasysh qe diaspora shqiptare eshte relativisht e re. Nuk mund te realizohen shume gjera ne 17 vjet. Diaspora jone eshte shume me e re se e fqinjeve tane, italianet dhe greket. Fatkeqesisht, tani per tani, diaspora jone nuk eshte e organizuar (sigurisht qe ka dallime mes vendeve te ndryshme). Elita shqiptare duhet te angazhohet me teper me problemet e diaspores ne menyre qe te mos e leme diasporen ne duart e elementeve te papergjegjshem.
21.7.08
"Ne Shqiperi problemi me i madh eshte korrupsioni"
Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
Eshte gjithmone e me e nxehte fundjava, kur behet fjale per personazhet e njohur te skenes dhe ekranit shqiptar. Megjithate pjesa me e madhe e tyre, kete moment e shfrytezojne per te gjetur sadopak freski pergjate bregdetit ne jug te vendit, apo edhe jashte Shqiperise. E ndersa impenjimet e tyre te perditshme i mbajne te lidhur ne Tirane gjate diteve te javes, fundjaven VIP-at shqiptare ia dedikojne teresisht relaksit. Ata perpiqen te jene larg zhurmave dhe rremujes, por edhe larg objektivit te padeshirueshem te paparazzeve. Megjithate ne kete stine kaq dinamike ka edhe nga ata, qe ne vend te pushimeve kane zgjedhur te punojne duke e ditur, qe vera shenon edhe stinen me fitimprurese per te gjithe. Ja si jane shperndare kete fundjave nje pjese e personazheve te njohur skenike.
Mariza Ikonomi iken ne Dhermi me nje shoqe
Eshte nje nga ato kengetare, qe stina e nxehte nuk e gjen ne nje vend. Sot ne Tirane, neser ne Pogradec dhe gjate fundjaves ka perfunduar ne Dhermi. Ne fakt e tille ka qene gjithmone vera e Mariza Ikonomit, qe pergjithesisht ka nderthurur punen me pushimet. Duke shfrytezuar faktin, qe pjesa me e madhe e ofertave per koncerte kane qene ne zonen bregdetare Mariza ka alternuar keshtu muziken me relaksin buze detit. Por nga sa kemi mesuar, ndalesa e saj e radhes ne Dhermi, kesaj here ka qene ndryshe. Dihet tashme, qe Dhermiu eshte shnderruar ne vendin e preferuar te artisteve shqiptare, ndaj edhe Mariza ka zgjedhur, qe gjate fundjaves qe lame pas vetem te pushoje, duke e lene disi menjane pjesen e koncerteve. Ne shoqerine e saj ka qene nje mikeshe, qe nuk i perkiste botes se artit, ndersa ndryshe nga sa mund te mendohej, askush nuk e ka pare kengetaren te shoqeruar me nje mashkull. Kjo na ben te besojme, qe ndoshta edhe kete vere Mariza do te pushoje me shoqet.
Manjola Nallbani me familjen ne Oher
Pas nje recitali teper original dhe profesionist, qe dhuroi ne Pallatin e Brigadave per Manjola Nallbanin eshte koha e pushimeve. Kengetarja e njohur, duket se ka nisur nje turne te gjate pushimesh, qe pritet te vazhdoje deri ne fund te veres. Sigurisht prane saj jane te dyja vajzat dhe bashkeshorti. Fillimisht Manjola dhe familja e saj jane ndalur per te kaluar disa dite ne qytetin e Durresit, megjithate ky ka qene vetem fillimi i sezonit. Fundjava e ka gjetur kengetaren ne qytetin e Ohrit, ndersa nuk dime nese gjate kesaj jave do te ndalet serish ne Durres apo ne ndonje plazh tjeter. Duke qene nje familjare e rregullt, por edhe nje kengetare profesioniste Manjola Nallbani eshte e kujdesshme ne ofertat qe i behen per koncerte. Se pari ajo merr ne konsiderate rendesine e eventit, ku e ftojne dhe se dyti tani ne vere, i kufizon shume aktivitetet, sepse nuk deshiron aspak t'i privoje vajzat nga kenaqesia e pushimeve familjare.
Ornela Bregu, ne Vlore per ditet e fundit te shtatzenise
Eshte ne ditet e fundit te shtatzenise dhe larg zhurmave e rremujes se Tiranes, ka preferuar Vloren. Ne pritje te femijes se saj te dyte duket, se Ornela Bregu ka zgjedhur te qendroje ne bregdet, te pakten deri ne momentin, qe do te afrohet data e lindjes. Mesojme se femija pritet te vije ne jete ne ditet e para te muajit gusht, ndaj deri atehere Ornela do te qendroje ne qytetin bregdetar, ku eshte vendosur me bashkeshortin dhe vajzen e saj. Por ne kete rast, me shume se sa plazhin dhe diellin Ornela preferon ajrin e paster dhe shetitjet e pasdites. Sepse sic dihet tashme per nje femije, qe do te vije ne jete eshte shume e rendesishme edhe faza perpara lindjes, ndaj Ornela nuk neglizhon asgje ne kete drejtim. Sidoqofte gjate kesaj periudhe ajo ka gjetur kohe te pozoje ne nje prej revistave te permuajshme shqiptare, duke zbuluar barkun dhe duke folur per shtatzenine e saj. Nje imazh, qe na kujton pamjet e Demi Moore dhe Britney Spears gjate shtatzenise, por sigurisht jo aq te guximshme.
Eneda Tarifa preferon Durresin, por pa pushime
Ne pergjithesi zgjedh te pushoje ne fund te veres, atehere kur koncertet dhe ftesat muzikore shkojne drejt reduktimit. Por kete vit, Eneda Tarifa e ka privuar veten nga kenaqesia e te pushuarit. Sepse pikerisht ne shtator, kur ndoshta mund te mendonte per t'u shkeputur nga rutina e perditshme ajo synon te nxjerre albumin e saj. E duke ditur se puna per realizimin e nje albumi kerkon perkushtim dhe seriozitet, Eneda nuk mund t'ia lere asgje rastesise. Ajo eshte duke punuar seriozisht ne menyre, qe ne shtator gjithcka te shkoje sipas parashikimit. Gjithsesi gjate fundjaves, ka pranuar te jete ne qytetin e Durresit, e ftuar ne nje koncert, por gjithesi pa iu drejtuar plazhit.
Hygerta Sako buze detit me vajzen dhe bashkeshortin
I eshte drejtuar Vlores per nje fundjave ndryshe. Dhe duket se kjo eshte shpesh zgjedhja me e mire, per ish-missin Hygerta Sako dhe familjen e saj. Jo vetem per faktin, se bashkeshorti i Hygertes eshte nga Vlora, por edhe se, ai eshte atje pronar i njerit prej hoteleve te shumte ne kete qytet. Natyrisht me ciftin ka qene edhe vajza e tyre Anais, qe me sa duket e pelqen shume detin dhe eshte nje arsye me shume, qe i ben prinderit ta braktisin Tiranen ne keto dite te nxehta vere. Per me teper, tashme qe Hygerta eshte ne linja shume me elegante se dikur, kjo duhet te jete per te nje kenaqesi me teper. Por ky fillimjave e gjen perseri ne kryeqytet Hygerten, qe i eshte kthyer impenjimeve te perditshme, kujdesit per familjen si dhe angazhimit me dyqanin e fustaneve te nuserise, "Hygerta's Angel". Nderkohe dihet tashme, qe ajo eshte shkeputur nga emisioni ne TVA, por kjo nuk do te thote, qe sezoni i ardhshem televiziv nuk do e gjeje ne ndonje television tjeter.
Orinda zgjedh Kosoven dhe vjen me nje cmim
Fundjava e ka gjetur ne Kosove dhe ka ardhur qe andej me nje cmim. E kemi fjalen per kengetaren Orinda Huta, e cila la vendosur te pushoje gjate muajit gusht, ndersa ne kete sezon duket me shume e impenjuar me promovimin e klipit dhe kengeve te reja. Gjate javes se shkuar, ajo ka qene pjesemarrese ne festivalin "Celesi muzikor" ne Prishtine, ku eshte kthyer pasditen e djeshme edhe me cmimin e interpretimit me te mire. Duket se kete vere, ndryshe nga stina e kaluar, Orinda e ka marre gjithcka shume seriozisht ne drejtim te muzikes.
Pranga sekretarit të komunës Kelmend, iu gjet kanabis në oborr
Shkodër- Në kuadër të operacionit antikanabis në Shkodër, policia ka vënë në pranga sekretarin e komunës Kelmend nga fshati Nikç. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ai u ndalua, sepse gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur 19 rrënjë bimë kanabis sativa të mblejja në oborr.
“Shtetasi Gjelosh Preldakaj, 50-vjeç, nga fshati Nikç i Kelmendit me detyrë sekretar i komunës Kelmend është shoqëruar në polici”- thanë të njëjtat burime. Sipas tyre, mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Po në të njëjtin aksion policia ka asgjësuar edhe të tjera rrënjë kanabis në banesat e dy shtetasve me të njëjtin mbiemër me atë të sekretarit të komunës.
Mësohet se janë gjetur dhe asgjësuar 28 rrënjë kanabis që kanë qenë në pronën e shtetases Drane Preldakaj, 58-vjeç dhe 188 rrënjë i janë gjetur Vitore Preldakaj, 52-vjeç. “Këto dy shtetase do të hetohen në gjendje të lirë”- thonë burimet policore.
Ndërkohë që sqarohet se operacioni për eleminimin e kultivimiit të kanabis sativës do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Zakonisht në zonën e Shkodrës ka pasur asgjësime, por përgjithësisht pa të ndaluar, pasi bima narkotike rezultonte e kultivuar në ara ose parcela pa pronarë.
Shqipëria turistike, vetëm me 36 hotele të licencuar
Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve vend e pa vend dhe një problematikë të agravuar në vite, turizmi po kthehet në sektorin bazë të eksporteve shqiptare. Specialistët e ekonomisë e vlerësojnë si shpresa e së ardhmes për një vend në të cilin borxhet me jashtë po rriten me një shpejtësi të frikshme, në një kohë që të ardhurat nga emigrantët për të parin vit (2007) ranë me 5 për qind. Në këtë rritje të potencialeve turistike të vendit nuk mund të thuhet se kanë ndikuar investimet publike, pasi këto të fundit mbeten të pakta dhe jo më shumë se një vit më parë, në piku e sezonit nuk kishim as energji elektrike. Por problematika e turizmit shqiptar fillon që me akomodimin. Thuajse mungon tërësisht një infrastrukturë e mirëfilltë turistike, ku turistëve të huaj dhe pushuesve vendës t’u sqarohen çmimet dhe kushtet në të cilat ata mund të pushojnë.
Hotelet e klasifikuar
Të gjithë ata që kanë udhëtuar jashtë kufijve për pushime, momenti i parë me njohjen e ofertës bën edhe një prezantim të kushteve dhe çmimeve të hoteleve. Që në ofertën turistike të përcaktohen qartazi kushtet e hotelit sipas një sistemi yjesh, ku sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet të paguash dhe njëkohësisht të përfitosh. Por çfarë mund t’i ofrohet një turisti të huaj, apo vendës, në këtë drejtim. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, kemi gjithsej 28 hotele të klasifikuara, në të gjithë vendin, të cilët kryesisht janë në Tiranë. Një situatë e tillë mbetet e pandryshuar në vite dhe topi hidhet nga një dikaster tek tjetri, pa i dhënë asnjë zgjidhje situatës. Numri i shtretërve që ofrojnë këto 627 hotele në të gjithë vendin, është 22 743.
Dhoma plazhi
Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet), janë më të shumta në numër. Kështu, në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943. Nga të dhënat zyrtare, por edhe nga një vëzhgim i realizuar në këtë fushë nga gazeta, del se pjesa më e madhe e pushuesve akomodohen në njësi johoteliere.
Turizmi regjistron 138 mijë të punësuar
Shifra bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare, duke treguar për një sektor në zhvillim në të cilin investimet publike mbeten të pakta. Në vend operojnë rreth 116 agjenci turistike, por që kanë aktivitet kryesor të tyrin turizmin e shqiptarëve jashtë atdheut. Ndërsa turizmi në vend, realizohet përgjithësisht me prenotime të drejtpërdrejta midis pushuesve dhe njësive akomoduese.
Seksi shet, por për çfarë kosto?
Seksi sot duket se është gjithandej. Sigurisht është shumë më prezent së më parë. Por a paraqet problem kjo gjë? Kur unë isha fëmijë, shumë vite më parë, shumë njerëz besonin se seksi duhej mbajtur i fshehtë, pasi mund të ndikonte për keq në mendjen e fëmijëve dhe ti drejtonte ata drejt sjelljeve të këqija.
John Stossel ka bërë një studim për kulturën Amerikane dhe lidhjen e njerëzve me seksin. Kur Lucille Ball, stari i televizioneve në atë kohë doli me programin “I love Lucy” me barkun shtatzënë u dënua nga i gjithë opinioni publik, pasi fjala “shtatzënë” në atë kohë nuk zihej as në gojë.
Kur unë isha fëmijë, edhe filmi “pillow Talk” konsiderohej i turpshëm pasi fliste për dhomën e gjumit. Kritikët e konsideruar filmin si “cicëritje për seksin” dhe ishte në kufijtë e gjërave të ndaluara.
Televizionet sot kanë udhëtuar shumë larg nga “I love Lucy”. Tani në çdo program televiziv, seksi është një histori që shoqëron gjithmonë. “Qëllimi është rritja e dëshirës seksuale, dhe unë nuk mendoj se kjo është e dobishme për shoqërinë tonë”- tha Peter Sprigg, zv/president në Family Research Council.
Shqetësuese është fakti se çfarë shohin fëmijët në TV. “Ata janë të ekspozuar ndaj seksit, në një moshë që as nuk arrijnë të mendojnë të bëjnë seks”.
Sprigg shton se: “Televizonet po shkojnë tatëpjetë dhe programet shpeshherë duken sikur konkurrojnë njëri tjetrin se kush jep më shumë skena sensuale”.
Këshilli i Shoqatës së Familjes, dhe grupe të tjera të ngjashëm, e shikojnë si një kosto shumë të frikshme për shoqërinë, median e cila ekspozon seksin në mënyrë të hapur. “”Shohim rritje të sëmundjeve të trasmetueshme” – tha Sprigg. “Shikojmë rritje të mëdha të shtatzënive jashtë martese. Shohim shumë familje vetëm me një prind. Të gjitha këto kanë pasoja shumë të këqija në shoqëri dhe ekonominë e një vendi”.
“Ka grupe njerëzish që kërkojnë të heqin seksualitetin nga televizionet duke mbajtur pultin në dorë e ndërruar kanalet” – tha Marty Klein sociolog dhe terapist seksi, autor i librit “Lufta e Amerikës për Seks”. Klein tha se “Ka dhe të tjerë njerëz që kur shohin skena seksi në televizor ndihen mirë”.
Statistikat tregojnë se gjatë dhjetë viteve të fundit ka rënë numri i përdhunimeve por janë rritur lindjet nga adoleshentet.
Dhe kjo ndodh, jo vetëm nga media, por pasi e gjithë bota rreth nesh është bërë më vulgare. Në të gjitha dyqanet ka të reklamuara të brendshme seksi nëpër manikina. Dhe në të gjithë kompjuterët e fëmijëve ka skena seksuale.
Prandaj Sprigg kërkon që të ketë rregulla më të forta për pornografinë, dhe ne duhet ti mbrojmë fëmijët nga imazhet seksuale.
Por Marty Klein thotë se kjo gjë nuk është aq e lehtë të realizohet. “E vërteta është se fëmijët mendojnë për seksin duam apo nuk duam ne. Fëmijët nuk duan ndihmën tonë të mendojnë për seksin” – tha Klein. Pamjet e seksit të ekspozuara nuk janë të rrezikshme – ato mund të mos jenë të këndshme, por jo të rrezikshme”.
12.7.08
Abuzimet e mjekeve, rastet më skandaloze në historine e mjekësisë botërore
Në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje të panevojshme në vit. Sidoqoftë, përcaktimi i gabimeve mjekësore është subjekt debati, pasi ka shumë gabime, nga ato të voglat e deri tek më të rëndat. Gabimet mjekësore i atribuohen mjekëve të paeksperiencë, procedurave të reja, kompleksitetit të shërbimit mjekësore dhe urgjencës. Mungesa e komunikimit të duhur mund të jetë një arsye tjetër për gabime shëndetësore.
Disa prej gabimeve mund të jenë të riparueshëm, por ka dhe raste fatale. Në një spital në SHBA, brenda një viti, kirurgët kishin kryer tre ndërhyrje në anën e gabuar të trurit. Një spital në Providencë, SHBA është dënuar me 50 mijë dollarë nga Departamenti i Shëndetit pasi doktorët kanë operuar për të tretën herë, anën e gabuar të trurit të pacientëve, brenda një viti. Edhe pse truri i pacientes kullonte gjak nga ana e majtë, kirurgët e kanë operuar nga ana e djathtë. Menjëherë, stafi i spitalit e ka zbuluar gabimin dhe e mbylli gabimin e parë me një të qepur. Por ky gabim ishte i treti brenda vitit, duke përfshirë këtu një operacion të plotë truri të kryer në anën e gabuar të trurit, si dhe një rast tjetër të ngjashëm. Në një rast tjetër, mjekja i ka hequr pacientes vezoren e gabuar. Amy C. Miller, një grua amerikane, u vë në qendër të mediave në vitin 2006 pasi doktorët i hoqën asaj vezoren e gabuar. 32-vjeçarja kërkoi më shumë se 750 mijë dollarë kompensim në padinë e saj ndaj doktoreshës Carolyn Johnson, e specializuar në obstetri dhe gjinekologji. "Mendoja se ishte vezorja e duhur për t'u hequr. Nuk kam shpjegim tjetër për atë që ndodhi. Bëra një gabim", ka dëshmuar mjekja në seancën gjyqësore. Ndërkohë, avokatët e mbrojtën mjeken me pretendimin se ky gabim nuk e ndryshoi aspak rrjedhën e kurimit të Miller, pasi në ato rrethana do vinte një kohë, kur ajo vezore do duhej hequr. Por ka dhe raste, kur mjekët kanë harruar gërshërët në trupin e pacientit. 18 muaj pas një operacioni në shtyllën kurrizore, një grua 69-vjeçare në Sidnei zbuloi se kirurgët kishin lënë një palë gërshërë në barkun e saj. Pat Skinner u tha reporterëve se ajo e kishte zbuluar me anë të rrezeve iks, vetëm pas një viti e gjysmë se gërshërët ndodheshin në bark. "Nuk mund ta besoja atë që po shikoja. Ishte e tmerrshme të shikoja gërshërët aty", tha ajo. Edhe pse ngjarja u raportua dhe u bë publike në media, ekipi që kreu operacionin nuk mori asnjë masë ndëshkimore.
Operacioni i gabuar
Në spitalin e Uashingtonit "Washington Hospital Center" në vitin 1999 plasi një skandal i madh, i cili shkaktoi nisjen e hetimeve për mjekët. Një kirurg i zëvendësoi këllkun e gabuar një pacienti. Zyrtarët e spitalit në atë kohë, nuk pranuan ta identifikojnë kirurgun që bëri gabimin e rëndë apo emrin e pacientit, por thanë se kostoja e procedurës së radhës do paguhej nga spitali. "Mjeku e kuptoi menjëherë gabimin në fund të procedurës dhe menjëherë lajmëroi familjen për atë që kishte ndodhur", u shprehën autoritetet e spitalit.
S'dallon të majtën nga e djathta
Një spital në Providencë, SHBA ëshët dënuar me 50 mijë dollarë nga Departamenti i Shëndetit pasi doktorët kanë operuar për të tretën herë, anën e gabuar të trurit të pacientëve, brenda një viti. Edhe pse truri i pacientes kullonte gjak nga ana e majtë, kirurgët e kanë operuar nga ana e djathtë. Menjëherë, stafi i spitalit e ka zbuluar gabimin dhe e mbylli gabimin e parë me një të qepur. Por ky gabim ishte i treti brenda vitit, duke përfshirë këtu një operacion të plotë truri të kryer në anën e gabuar të trurit, si dhe një rast tjetër të ngjashëm.
Vezorja e gabuar
Amy C. Miller, një grua amerikane, u vë në qendër të mediave në vitin 2006 pasi doktorët i hoqën asaj vezoren e gabuar. 32-vjeçarja kërkoi më shumë se 750 mijë dollarë kompensim në padinë e saj ndaj doktoreshës Carolyn Johnson, e specializuar në obstetri dhe gjinekologji. "Mendoja se ishte vezorja e duhur për t'u hequr. Nuk kam shpjegim tjetër për atë që ndodhi. Bëra një gabim", ka dëshmuar mjekja në seancën gjyqësore. Ndërkohë, avokatët e mbrojtën mjeken me pretendimin se ky gabim nuk e ndryshoi aspak rrjedhën e kurimit të Miller, pasi në ato rrethana do vinte një kohë, kur ajo vezore do duhej hequr.
Doktorët heqin veshkën e shëndoshë
Spitali i madh "Twin Cities Hospital" ka pranuar një gabim tragjik mjekësor, kur doktorët i kanë hequr një pacienti veshkën e gabuar. Mjekët po i hiqnin pacientit një veshkë, ku mendohej se ishte një tumor që mund të ishte kanceroz. Por gabimisht është hequr veshka e shëndetshme. Spitali bëri gjithashtu të ditur se publikimi i këtij rasti ishte gjëja e duhur për t'u bërë. Por spitali gjithashtu e justifikoi stafin me teorinë se ka qenë komunikimi ai që i ka penguar të heqin veshkën e duhur, ndërkohë që kirurgu ka hequr dorë në mënyrë vullnetare nga puna, deri në sqarimin e çështjes.
Ngatërresa e binjakëve
Dy kinezë binjakë kanë hedhur në gjyq spitalin për një ngatërresë bebesh të ndodhur 21 vite më parë. Me të njëjtën gojë të gjerë dhe sy të thellë, Xiang Nan dhe Wang Yiwen shkuan në gjykatë të veshur njësoj, xhinse identike dhe këmisha të ngjashme, ku kërkonin kompensim nga spitali që 21 vite më parë e kishte ngatërruar Xian me një tjetër bebe. Ajo bebe u lind si Wang Yiwu, duke besuar se ishte vëllai binjak i Yang Ywen. Dy familjet jetonin në të njëjtin distrikt të Pekinit dhe Xiang dhe Yang Yiwen u njohën dy vite më parë përmes miqve, të cilët i organizuan një takim të mahnitur nga ngjashmëria e tyre.
Doktori paralizon pacientin
Në prill të këtij viti, në Nju Jork, pacienti Leopoldo CAstillo mbeti i paralizuar gjatë një operacioni. Ai u diagnostifikua fillimisht me pneumoni, ndërkohë që rezultatet e analizave të tij më vonë dëshmuan për një infeksion. Spitali nuk kontaktoi me Castillon për t'i dhënë diagnozën e duhur dhe gjendja e tij u përkeqësua, deri sa u bë i nevojshëm operacioni. Gjatë operacionit, mjeku Woosup Michael Park përdori "surgical" një copë për të ndaluar gjakrrjedhjen, ndërkohë që ekspertët thonë se ajo nuk rekomandohet për përdorim në shtyllën kurrizore. Castillo mori 3.7 milionë dollarë zhdëmtim.
Doktorët kryejnë operacion të gabuar
Një doktoreshë në Roud Ajlend, SHBA, i hoqi vezoret gabimisht një pacienteje 53-vjeçare pasi kishte ngatërruar skedën e saj me një paciente tjetër, e cila kishte të njëjtin mbiemër. Edhe pse Bordi i Licencës Mjekësore dhe Disiplinës përcaktoi se mjekja Marguerite Vigliani kishte kryer një shkelje, nuk përcaktoi asnjë dënim apo ndëshkim ndaj saj. "Ky ishte një gabim gjykimi, të cilin ajo e trajtoi me integritet dhe profesionalizëm. Kjo është një doktoreshë që ka një histori pune shumë të mirë", bëri të ditur bordi. Vigliani bëri të ditur se gabimi ndodhi për shkak të një gabimi në dokumentacion.
Harrojnë gërshërët në trupin e pacientes
18 muaj pas një operacioni në shtyllën kurrizore, një grua 69-vjeçare në Sidnei zbuloi se kirurgët kishin lënë një palë gërshërë në barkun e saj. Pat Skinner u tha reporterëve se ajo e kishte zbuluar me anë të rrezeve iks, vetëm pas një viti e gjysmë se gërshërët ndodheshin në bark. "Nuk mund ta besoja atë që po shikoja. Ishte e tmerrshme të shikoja gërshërët aty", tha ajo. Edhe pse ngjarja u raportua dhe u bë publike në media, ekipi që kreu operacionin nuk mori asnjë masë ndëshkimore.
http://kaltersiashqiptare.com/forum.php
Për 100-vjetorin e Eqrem Çabejit, kumtesat që sollën vlerat e gjeniut të gjuhës shqipe
Viti 2008 cilësohet si "Viti Çabej". Për ta konfirmuar këtë, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademikut Eqrem Çabej, organizoi dje një konferencë shkencore-gjuhësore. Kolegë dhe studiues të gjuhës shqipe u mblodhën për të kujtuar dhe njëherë veprat dhe vlerat e këtij njeriu të madh për kombin shqiptar.
Eqrem Çabej do të kujtohet nga të gjithë si albanologu ynë më i madh kombëtar, jo vetëm si hartues i gjurmëve të traditës kombëtare shqiptare, por edhe hartues autentik i këtyre gjurmëve. Ai ka dhënë kaq shumë kontribute për gjuhën shqipe, për pasurimin e saj dhe kombin shqiptar, sa të gjithë ne mund t'i referohemi për ta zhvilluar atë më tej. Vepra e Çabejit padyshim që ka lënë gjurmët e veta në historinë e kombit shqiptar, madje roli i tij diskutohet jo vetëm për kohën kur ishte në jetë, por edhe për atë që la pas me veprën e tij. Studiuesja Ledi Shamku në kumtesën e saj tha se gjatë kohës që Çabej ishte gjallë, mund të themi padyshim që ishte lidhja jonë e vetme me Perëndimin. Për sa kohë që Eqrem Çabej ka qenë gjallë është cituar në kumtesa, në vepra të rëndësishme dhe në atlase të ndryshme, ndërsa sot ai njihet nga të gjithë si albanologu më i madh shqiptar.
Fjalën hyrëse në këtë konferencë shkencore e paraqiti Aljula Jubani (Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhësisë), e cila përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe gjuhëtarët që prezantuan punimet e tyre për gjuhëtarin e madh, Eqrem Çabej. Kjo figurë poliglote në jetën tonë kulturore, arsimore dhe shkencore shfaqet përtej një gjuhëtari të madh, pasi në veprën e tij rizbulohej vetëdija jonë kombëtare e ndërtuar në tri paradigma: Gjuha, nacioni, kultura dhe madje një mit mbi të cilin rindërtohej krenaria kombëtare e të qenit popull i lashtë dhe popull modern njëkohësisht.
Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore përkujtimore kushtuar mjeshtrit të madh të shqipes, Eqrem Çabej. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, në përshëndetjen e tij për këtë figurë të ndritur të shqipes u shpreh se, "ndërdisipliniteti është mënyra më e veçantë se si ai i qaset gjuhës shqipe. Kjo shtron çështje të tilla se si ta përvetësojmë punën ndërdisiplinore për të pasur frymën e Çabejit dhe hapjen e perspektivës në Qendrën Albanologjike për angazhimin e punimeve të përbashkëta të disiplinave të ndryshme". Shezai Rrokaj në kumtesën e lexuar para të pranishmëve, "Parime metodologjike shkencore të zbatuara në veprën e Eqrem Çabejit", ndër të tjera theksoi se, "Çabej është një monument kulture në panteonin e saj, që gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera dhe në fushën e indoevropianistikës".
Ajo çka u theksua thuajse në të gjitha kumtesat, ishte fakti se Çabej ka hedhur hapat e para dhe të forta në shumë disiplina studimore të shqipes dhe i vlen të theksohet puna ndërdisiplinore. Kjo shërben si bazë për studime të mëtejshme etimologjike në fushën e gjuhës shqipe. "Çabej është i pari i cili ka bërë një punë kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Botimin shkencor të "Mesharit" ai e shoqëroi me studimin e gjuhës së Buzukut. Çabej ka qenë dhe mbetet një figurë poliglote e gjuhës dhe kulturës shqiptare, prandaj përgëzoj të gjithë nismëtarët e këtij organizimi", u shpreh Prof.Shaban Demiraj në kumtesën e tij, "Roli i Çabejit në zhvillimin e albanologjisë". Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare kanë mbetur një çift i pandarë.
Kontributi i Çabejit në dimensionin kulturor është shumë i rëndësishëm, njihet si eksperti në fushën e gjuhësisë, etimologjisë, letërsisë, etj. Çabej ishte jo vetëm hartues i gjurmëve të traditës kombëtare shqiptare, por edhe hartues autentik i këtyre gjurmëve. Kumtesa në këtë sesion shkencor lexuan edhe Ethem Likaj, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Rami Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Ledi Shamku e gjuhëtarë të tjerë.
Pasaporta
• Eqrem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe është një nga figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare.
• Eqrem Çabej shkollimin fillor e kreu në vitin 1921, në Gjirokastër.
• Studimet e larta i ka mbaruar për Filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930), dhe u specializua në Gjuhësinë Krahasuese Indoevropiane.
• Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.
• Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës, si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
• Ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe, të botuar në Tiranë më 1980.
• Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".
Tituj të veprave kryesore janë:
Ö "Hyrje në Indoevropianistikë"
Ö "Studime etimologjike në fushën e shqipes"
Ö "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe"
Ö "Fonetika historike e shqipes"
Ö "Shqipja në Kapërcyell"
Ö "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"
Ö Fjalor i Gjuhës Shqipe, (Bashkautorësi)
Mirënjohjet:
• Ka marrë Urdhrin "Nderi i Kombit"
Shqipëri 2003.
• Medaljen e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
• Çabej dëgjoi ligjërata dhe mori leksione nga albanologë të shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i përmendur, Karl Patsch (1865-1945), etj.
• Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, është hartues tekstesh për shkollat, është mësues, planifikues gjuhësor.
• Studimet, artikujt shkencorë dhe kumtesat e tij janë botuar në mjaft vende të Evropës: Austri, Francë, Greqi, Gjermani, Itali, Rumani, Poloni, ish-Jugosllavi, Turqi etj.
• Është i pari dijetar shqiptar që trajtoi në nivelin e shkencës bashkëkohore probleme të rëndësishme të albanologjisë, të cilat më parë kishin qenë fushë pune vetëm e albanologëve të huaj. Mendimi i tij edhe sot është autoriteti shkencor më i lartë në albanologji.
• 25 vjet më parë, më 13 gusht 1980, Eqrem Çabej u nda nga jeta në një spital të Romës.
Shaban Demiraj
Në kumtesën e tij, "Roli i Çabejit në zhvillimin e albanologjisë", Prof.Shaban Demiraj u shpreh se, "Çabej është i pari i cili ka bërë një punë kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Çabej ka qenë dhe mbetet një figurë poliglote e gjuhës dhe kulturës shqiptare, prandaj përgëzoj të gjithë nismëtarët e këtij organizimi".
Shezai Rrokaj
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë drejtoi seancën e paradites në konferencën shkencore kushtuar Eqrem Çabejit. Në kumtesën e tij, "Parime metodologjike shkencore të zbatuara në veprën e Eqrem Çabejit", ndër të tjera theksoi se, "Çabej është një monument kulture në panteonin e saj, që gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera dhe në fushën e indoevropianistikës".
Kolec Topalli
Gjuhëtari Kolec Topalli në kumtesën "Për gjenezën e nyjave të prapme të gjinisë mashkullore" që lexoi para të pranishmëve risolli kontributin që ka dhënë Eqrem Çabej në historinë e gjuhës shqipe, duke theksuar hapat e këtij gjuhëtari në disiplina të ndryshme të gjuhës shqipe.
Dhori Kule
Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore përkujtimore kushtuar mjeshtrit të madh të shqipes, Eqrem Çabej.
Ledi Shamku
Studiuesja Ledi Shamku në kumtesën e saj, "Çabej dhe shqipja në familjen e gjuhëve", tha se gjatë kohës që Çabej ishte gjallë, mund të themi padyshim që ishte lidhja jonë e vetme me Perëndimin. Eqrem Çabej është cituar në kumtesa, në vepra të rëndësishme dhe në atlase të ndryshme, dhe sot ai njihet nga të gjithë si albanologu më i madh shqiptar.
http://kaltersiashqiptare.com/forum.php
8.7.08
Oto Bariç: Shqipëria është vend ëndrrash
Në një intervistë të dhënë për mediat kroate, Bariç ka thënë gjithashtu se trajnerët kroatë që kanë punuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e këtij sporti në vendin tonë. Shqipëria, sipas Bariçit, është vendi i ëndrrave. “Trajnerët nga Kroacia kanë ndihmuar në përmirësimin e futbollit në Shqipëri dhe për këtë arsye vlerësohemi shumë në këtë vend. Në Shqipëri ka shumë futbollistë të talentuar dhe për këtë arsye, klubet elitare aty kërkojnë trajnerë të huaj për të drejtuar skuadrat e tyre, - ka deklaruar Bariç për ‘24sata.hr’. - Klubet në Shqipëri ofrojnë një rrogë vjetore deri në 150 mijë euro për trajnerët e tyre, duke mundësuar kushte fenomenale, jo vetëm financiarisht, por edhe në aspekte të tjera. Nga eksperienca ime mund të them se një trajner i huaj atje ka liri veprimi të plotë dhe kjo nuk është pak. Për këtë arsye atje trajnerët kroatë janë në modë. Unë mendoj se Shqipëria është një mundësi shumë e mirë për ta”. Bariç është larguar nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare në fund të vitit 2007. Kroati përfitoi 300 mijë euro për një edicion kualifikues të Kombëtares së Shqipërisë. Ai i ka bërë komentet në kohën kur trajneri i skuadrës së Rijekës, Zlatko Daliç, ishte kandidat për t’u bërë trajner i skuadrës kampione të Shqipërisë, Dinamos. Ky i fundit ka konfirmuar kontaktet me blutë, që ndërkohë kanë sjellë një trajner argjentinas. “Do të kisha shkuar atje nëse nuk do të kisha pasur disa motive shumë të forta familjare. Si të mos shkoj atje kur më ofruan trefish më shumë se sa paga që merrja te Rijeka. Situata financiare në Shqipëri është dukshëm më e mirë se këtu. Në rrethana të tjera do të kisha shkuar atje, sepse edhe presidenti i skuadrës ka qenë në Kroaci për të biseduar me mua”, ka thënë Daliç. Në të kaluarën, klubi i Dinamos është drejtuar nga dy kroatë të tjerë: Luka Bonaçiç dhe Ivan Kataliniç. Edhe Flamurtari drejtohet aktualisht nga kroati Slavko Kovaçiç, ndihmësi i Oto Bariçit gjatë kohës që ky i fundit drejtonte përfaqësuesen shqiptare. Skuadra rivale e Dinamos, Tirana, pak ditë më parë ka emëruar në krye të pankinës së saj ish-trajnerin e përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës, Blazh Slishkoviçin.
Në cilën moshë duhet të përdorin fëmijët celularin, kompjuterin dhe internetin
Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. New York Times ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë."
Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.
Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon.
Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj.
Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte.
Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në Windows. Scratch i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme.
Mosha 12 vjeç e lart edhe pse bëhen më "përtacë" për t'u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri.
Në fakt celularët janë më shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj.
T'i japësh një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t'i largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t'iu drejtuar universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.
Nëse ai do të ishte gjallë sot Piaget patjetër që do t'i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë. Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës.
Rreziku i dëmtimit nga rrezet e celularëve
Shumë Organizata përfshirë industrinë e telefonave celularë zvogëlonin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e celularëve. Rezultate studimi në terma të shkurtër janë përdorur për të bindur konsumatorët se përdorimi i një telefoni celular nuk është i shoqëruar me një tumor në tru ose kancer, që zhvillohen vetëm dhjetë vjet pas ekspozimit. Për të qenë të plotë, asnjë nuk e njeh ekzaktësisht sa dëme mund të provokojë një telefon celular. Studimi tregon sa i rrezikshëm është rrezatimi i celularëve. Personat duhet të evitojnë përdorimin e tyre. Edhe pse deri tani asnjë nuk ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë. Pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin, të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë. Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë.Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.
Rrezatimi i celularit mbi njeriun
Për sistemin GSM (sistemi i sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz. Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 W. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 W/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 W/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 W/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës. Ne vitin 1968 është arritur në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 W/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite më parë, kjo doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 W/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.
Doktori “600 mijë dollare”, pranga kirurgut Kastriot Dautaj
Për nga shuma e parave që është në emër të familjes së tij, mund të klasifikohet si një nga më të pasurit në Shqipëri. Madje emri i tij do të renditej ndër tre të parët. Kjo pasi në llogarinë bankare me emrin e profesor Kastriot Dautajt llogariten 634.066 dollarë. Por jo vetëm kaq, doktori urolog që punonte deri dje në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, tashmë ndodhet pas hekurave. Akuza që mban mbi supe mjeku i veshkave është ajo e korrupsionit dhe e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se pas një hetimi disajavor të prokurorëve të Tiranës, dje është finalizuar më në fund edhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, arrestimi i doktorit të veshkave pasi merrte para për operacionet.
Hetimi
Drejtoria Kundër Krimit Financiar ka nisur menjëherë hetimin pas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave. Ky institucion i cili verifikon pasuritë e të gjithë punonjësve të administratës ka hedhur dyshime për pasurinë e luajtshme të Kastriot Dautaj. Pas verifikimeve është mësuar se ky i fundit ushtronte profesionin e mjekut urolog në pavijonin e Urologjisë pranë QSUT-së në Tiranë. Sipas njoftimit të prokurorisë, mësohet se ai kishte një depozitë të konsiderueshme në cash në një nga bankat e nivelit të dytë, që kapte shifrën e 268.247 dollarë. Dautaj kishte deklaruar si burim të ardhurash ushtrimin e profesionit të tij si mjek dhe si pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë "M. Petrela", Tiranë. Po kështu, pas verifikimeve te një tjetër llogari rrjedhëse në të njëjtën bankë, i dyshuari Kastriot Dautaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë një llogari rrjedhëse në një shumë tjetër të konsiderueshme, 365.819 USD. Nga verifikimet e kryera pranë organeve tatimore ka dalë se kirurgu nuk ka qenë i regjistruar për ushtrimin e ndonjë aktiviteti privat ligjor fitimprurës në territorin e Shqipërisë.
Provat
Pas provave të sjella nga prokuroria, Gjykata e Tiranës ka vendosur përgjimin e bisedave telefonike të të dyshuarit Kastriot Dautaj. Po kështu organi i akuzës ka autorizuar përgjimin e komunikimeve ambientale në vende publike, si dhe vëzhgimet dhe filmimet e fshehta policore. Nga të gjitha këto veprime hetimore, dje rreth orës 12:00 është bërë kapja në flagrancë e Kastriot Dautajt, duke marrë një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj pas kryerjes së një operacioni. Pacientja e operuar ka qenë Luljeta Hoxha dhe pas përfundimit të operacionit, i ati i saj, Ibrahim Hoxha, i ka dhënë mjekut Dautaj shumën e parave. Në momentin e arrestimit mjekut Dautaj i është sekuestruar edhe shuma prej 50 mijë lekësh të rinj, të cilën sapo e kishte marrë. Sipas njoftimit për shtyp, mësohet se përveç rastit të kapjes në flagrancë, nga hetimi janë evidentuar dhe provuar edhe gjashtë raste të tjera ku mjeku Kastriot Dautaj ka pranuar dhe marrë shuma të ndryshme parash nga të afërm të pacienteve që ndiqeshin prej tij.
Fakte nga ngjarja
¨ Kastriot Dautaj punonte si mjek urolog në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
¨ Ai kishte në llogarinë bankare në një nga bankat të nivelit dytësor në kryeqytet, një shumë parash që kapte shifrën 600 mijë dollarë.
¨ Drejtoria Kundër Pastrimit të Parave ka raportuar në Policinë e Shtetit për verifikimi e pasurisë së mjekut kirurg.
¨ Nga hetimet edhe të prokurorisë rezultoi se urologu nuk e justifikonte shumën e mbledhur me pagat e familjes.
¨ Akuza kërkoi përgjimin e telefonit të tij si dhe përgjime ambientale.
¨ Dautaj u arrestua teksa po i merrte 50 mijë lekë të rinj prindit të pacientes së sapo operuar.
KODI PENAL /Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Kërkimi ose marrja drejtpërdrejtë ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt ose një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 2 - 8 vjet dhe me gjobë nga 500 000 - 3 000 000 lekë.
Më në fund dënohet një mjeke për vdekje
KORÇE - Gjykata e Korçës ka shpallur fajtore disa javë më parë, mjeken pediatre Zhaneta Babliku. Ajo u akuzua nga prindërit e një foshnjeje për mjekim të pakujdesshëm, e për këtë është dënuar me 150 mijë lekë gjobë. Pas një maratone seancash në gjykatë kanë qenë ekspertë të ndryshëm që janë thirrur për të dëshmuar për këtë rast. Mjekja Zhaneta Babliku, sipas organit të drejtësisë, ka rezultuar fajtore për vdekjen e foshnjës 1-vjeçare K.Ll, pasi nga ana e ekspertizave mjeko-ligjore mund të ndërhynte në kohë për të shpëtuar foshnjën.
2.7.08
“Hakmarrja”, dy burgime përjetë dhe 177 vjet
“Sali Berisha e krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi” se kishte interesa të mëdha. Ato interesa edhe sot janë aq të forta sa në vitin 1996. Atij i përvëlon si patate gjithnjë e nxehtë veçanërisht autobomba e vendosur tek Supermarketi i VEFA-s dhe vrasja e drejtorit të Burgjeve. Zbulimi i së vërtetës për këto ngjarje do t’i sillte pasoja shumë më të mëdha se ngjarja e Gërdecit” e Përfundon pas 12 vjetësh procesi gjyqësor i “Hakmarrjes për Drejtësi”. Gjykata, vendime më të rrepta se prokuroria Gjykata e e Krimeve të Rënda dha dënimin maksimal për drejtuesit Orik Shyti dhe Altin Arapi
TIRANË- Procesi 12-vjeçar kundër azilantëve politikë të “Hakmarrjes për Drejtësi” mbyllet me dy burgime të përjetshme dhe 177 vjet burg. Mesditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendimin kundër 10 anëtarëve të organizatës kriminale, për t’u rikthyer katër orë më vonë me dënime më të rrepta seç kishte kërkuar prokuroria. Altin Arapi dhe Orik Shyti, dy të akuzuarit si drejtuesit e organizatës u dënuan dje me burgim të përjetshëm. Azili politik i fituar prej tyre në Belgjikë dhe në Zvicër, nuk e ka penguar trupin gjykues t’u japë dënimet më të rënda që parashikon legjislacioni ynë, edhe pse ato rrezikojnë të mbeten në letër. Gentian Caka dhe Roland Shyti janë dënuar me nga 25 vjet burg secili, ndërsa të akuzuarit e tjerë kanë marrë dënime disi më të lehta.
***
Sipas prokurorisë, 10 të pandehurit e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, gjatë periudhës 1992 – 1996 kanë kryer 8 vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Pas viteve 2000, disa prej anëtarëve akuzohen vetëm për falsifikim dokumentesh. Sipas prokurorëve, 10 të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kuadër të organizatës kriminale të quajtur "Hakmarrja për Drejtësi" kanë kryer krime, që nga vrasja, rrëmbimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare. Sipas konkluzioneve të akuzës, "pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të dëshmive, provave, pyetjen e dëshmitarëve dhe shumë akt-ekspertime dhe procesverbale të këqyrjes së vendngjarjeve kemi arritur në përfundim se të pandehurit i kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke i ndarë fitimet në bazë të personave që merrnin pjesë në këto vjedhje".
Ndërkohë, prokurorët kanë arritur të zbulojnë rolet drejtues të kësaj organizatës, që sipas konkluzioneve, janë tre të pandehurit: Altin Arapi, Orik Shyti dhe Gentian Caka, ndaj të cilëve u kërkua nga Gjykata dënimin e tyre me burgim të përjetshëm.
***
Avokatët mbrojtës, gjatë gjithë këtij procesi të stërgjatë gjyqësor e kanë cilësuar organizatën si një sajesë të politikës. Gjatë konkluzioneve të tyre, kanë kërkuar rrëzimin e akuzave dhe mbylljen e procesit, me pretendimin se klientët e tyre janë të pafajshëm. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka fituar në këtë proces gjyqësor, duke e bindur trupin gjykues se 10 të pandehurit kanë kryer 13 vjedhje, gjatë të cilave kanë përfituar rreth 508 mijë dollarë amerikanë dhe rreth 30 milionë lekë të reja.
17 KRIMET PER TE CILAT AKUZOHET"HAKMARRJA PËR DREJTËSI"
29.01.1993 - Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë
13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë "IAP", ku vidhen rreth 53 mijë dollarë
15.12.1993 - Vritet tek "21 dhjetori" Sami Jata dhe nuk mund t'i vidhen lekët që transportonte
11.08.1994 - Shoqëria "Shkumbin Petrol" grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milionë lekë të reja
12.10.1994 - Grabitet shoqëria "IAP", merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi
13.12.1994 - Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të "Gjallicës". Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milionë lekë.
14.01.1995 - Grabitet argjendaria "Agron", në vlerën 576.377 lekë të reja
20.01.1995 - Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milionë lekë
21.01.1995 - Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore "INSIG", ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie
03.03.1995 - Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë "Butongas", ku i vidhen rreth 430 mijë lekë të reja
12.04.1995 - Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e "VEFA"-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milionë e 500 mijë lekë i grabiten
15.06.1995 - Grabitet fabrika e sfungjerit "Albafon" në Laprakë ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja
31.10.1995 - Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marrë lekët e kërkuara
12.01.1996 - Grabitet filiali i shoqërisë "VEFA" në Vlorë, merren 145 mijë dollarë
18.04.1996 - Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milionë lekë të reja
26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë "VEFA" në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë
26.07.1996 - Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij
PROCESI
Kalvari 12-vjeçar i “Hakmarrjes”
TIRANË- Më 14 tetor 1998, Prokuroria e Përgjithshme e dërgoi zyrtarisht çështjen e organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" në gjykatë, me provat e grumbulluara dhe hetuara që nga viti 1996. Të pandehur e kësaj dosje ishin 11 të pandehur: Orik, Roland dhe Leart Shyti, Altin Arapi, Nikolin e Pasho Novruzaj, Kreshnik Spahiu, Gentian Caka, Dritan Hate, Gëzim Gjoni dhe Enkelejd Agaj i cili u vra më 8-janar të vitit 1999 nga persona të paidentifikuar. Pas 190-seancave gjyqësore, ku 100 prej tyre dështuan dhe vetëm rreth 80 të tilla u realizuan, kur kishin kaluar gati tre vjet dhe dy prokurorët e çështjes u arratisën nga Shqipëria, procesi u mbyll. "Gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e 10-të pandehurve, ndaj pushohet çështja"- tha asokohe gjykata. Pas apelimit të vendimit, çështja arriti pranë Gjykatës së Apelit më datë 30-prill të vitit 2003, e cila la në favor vendimin e shkallës së parë. Prokuroria e Apelit bëri rekursin në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, e cila me datën 12-qershor të vitit 2003 vendosi në dhomën e këshillimit që të mos futet në gjykim, por çështja t'i kthehet për rigjykim Shkallës së Parë. Në muajin tetor të vitit 2003, çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila pushoi 8 akuza nga 24 të tilla dhe më datën 14-shtator të vitit 2004 e depozitoi çështjen për gjykim në Gjykatën Krimeve të Rënda.
“Kryeministrin e përvëlon më shumë se Gërdeci, e vërteta për autobombën tek VEFA dhe për vrasjen e Bujar Kaloshit”
Orik Shyti: “Hakmarrjen” e Sali Berishës do ta çoj në Strasburg
TIRANË- Azilanti politik, i dënuar dje me burgim të përjetshëm, Orik Shyti, ngulmon se “Hakmarrja për Drejtësi” është sajesë e kryeministrit Berisha për të mbuluar autobombën në ish-supermarketin e VEFA-s, por edhe vrasjen e kreut të Burgjeve, Bujar Kaloshi.“Zbulimi i të vërtetës për këto ngjarje do t’i sillte pasoja edhe më të rënda sesa tragjedia e Gërdecit”,-pohon Oriku, vetëm pak orë pas dënimit të tij me burgim të përjetshëm. Duke shprehur haptazi mungesën e besimit tek drejtësia shqiptare, ai pohon se është i detyruar të apelojë, që më pas të ketë mundësinë e dërgimit të çështjes në Gjykatën e Strasburgut.
Gjykata për Krimet e Rënda, pas një kalvari 12 -vjeçar dha dënime të rrepta për atë që njihet si “Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi”. Si e konsideroni ju këtë vendim dhe dënimet e dhëna, kryesisht në mungesë ndaj dhjetë të pandehurve, përfshirë dhe ju?
Unë nuk kam pasur iluzione se do ndodhte ndryshe. Sali Berisha e krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi” se kishte interesa të mëdha. Ato interesa edhe sot janë aq të forta sa në vitin 1996. Atij i përvëlon si patate gjithnjë e nxehtë, veçanërisht autobomba e vendosur tek supermarketi i VEFA-s dhe vrasja e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi.
Pse mendoni se bëhet fjalë për interesa të forta. Ku e bazoni këtë?
Zbulimi i së vërtetës për këto ngjarje do t’i sillte pasoja shumë më të mëdha se ngjarja e Gërdecit. Prandaj Berisha, vazhdon të kujdeset edhe sot që të mos ketë një mendim ekspertësh për mënyrën e shpërthimit të autobombës, fakt i bërë prezent nga avokati, por që në media nuk ka pasur jehonën që meriton.
Në këtë pikë, cili është mendimi juaj mbi vendimin?A solli argumente të reja Prokuroria për Krime të Rënda, apo ngulmoni ende deklaratën e mëparshme se procesi është politik?
Ajo që më vjen keq për të gjithë ata që po i pushtonte iluzioni se gjykatat në Shqipëri po çlirohen nga tirania e Sali Berishës. Ka të ngjarë që, më shumë se deklaratat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iluzioni t’u jetë krijuar nga qëndrimi i Saliut, që kohët e fundit nuk e përmendte në publik “Hakmarrjen”.
Vendimi i gjykatës u mbështet sigurisht në pretencën e Prokurorisë për Krime të Rënda. Ku i shihni ju mangësitë?
Ajo që mund të them pas një shikimi të shpejtë mbi 134 faqet e firmosura nga dy prokurorët është: Të krijohet bindja se pretenca është shkruar, jo vetëm në frymën, por edhe duke iu përmbajtur tërësisht emisionit special televiziv “Grahmat e fundit përmes terrorit dhe krimit”, transmetuar më 16 tetor 1996, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës, tri ditë përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor. Më shumë se mungesa e fantazisë për të thënë ndonjë gjë të re, duket se një hall i madh i ka shtyrë dy prokurorët ta rishkruajnë të njëjtin tekst pas dymbëdhjetë vjetëve.
Vendimi i Shkallës së Parë për Krime të Rënda ju rezervon të drejtën e apelimit. Ju si do të veproni?
Megjithëse nuk besoj se do të ndryshojë vendimi i dhënë, jam i detyruar ta kërkoj pafajësinë në të gjitha shkallët. Sepse pa kaluar ato, çështja nuk mund të gjykohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Seancat e procesit gjyqësor ndaj jush u vëzhguan direkt edhe nga përfaqësues të OSBE-së. Keni ju sinjale mbi vlerësimet e tyre?
Vetëm një presion i fortë mund ta detyronte prokurorinë që të injorojë provat, të injorojë konkluzionet e njerëzve të OSBE-së që ndoqën gjyqin dy vjet rresht dhe vendimet e gjykatave të huaja, që e kanë cilësuar procesin të falsifikuar për arsye politike. Do të dëshiroja që të ishte e vërtetë ajo që është më pak e besueshme. Do të dëshiroja që guximi i shfaqur në shumë faqe të shkruara për të mbrojtur autorët e vërtetë të shtatëmbëdhjetë krimeve dhe për të mbuluar krimin, që njerëz me emër të përveçëm kanë kryer ndaj nesh, të mos jetë i organit që përfaqëson shtetin, por i ndonjë prokurori të kapur nga banda kriminale që krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi”, i cili nuk guxon as ta përmendë, bllokun që përmban platformën e “Hakmarrjes”, pale të guxojë të thotë se kush e shkroi dhe kush e futi në banesën “konspirative”, bashkë me çiften time. Po shpresojmë se ajo që ka ngecur në gardhin e 16 tetorit 1996, është ora e atyre që u duhej të krijonin “Hakmarrjen për Drejtësi”. Unë shpresoj akoma tek morali profesional dhe ai njerëzor.
http://www.kaltersiashqiptare.com
28.6.08
Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut
Në prag të 80-tave, për të parën herë nis të bëj publike kujtimet me të vëllanë. Sapo ka përfunduar një libër për të, një libër me kujtime, me fakte e dokumente, që e boton me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX, ish-kryeministri, i cili u gjet i vrarë në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981. E ka titulluar “Mehmet Shehu, im vëlla”, një botim luksoz të botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”, që të premten do të ketë edhe promovimin. Është rrëfimi i vetëm i tij, pas librave tronditës “Vjeshta e ankthit” dhe “Rrëfim ndaj një varri të zbrazët” të shkrimtarit Bashkim Shehu, djalit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si dhe disa intervistave të Skënderit, djalit tjetër të tij, nga rrethi i ngushtë i tyre familjar. Por Duro nuk ka folur asnjëherë deri më sot në shtyp apo në media të ndryshme për vëllain e tij. Arsyet se pse vendosi të shkruaj në këtë moshë, autori i rrëfen në një botim ekskluziv nga gazeta “Panorama”. “Ky libër është plot me fakte, informacione, dokumente dhe foto interesante për lexuesin. Përmes këtyre, figura e M. Shehut vjen e plotë. Opinioni shqiptar ka qenë i njohur me anën zyrtare dhe të jashtme të kësaj figure komplekse, dhe jo vetëm me këtë, por dhe me atë që artikuloi në formë gojëdhëne për trimërinë dhe ashpërsinë e kësaj figure. Në këtë libër me kujtime dhe vlerësime jozyrtare, faqe pas faqeje zbulohet edhe ana tjetër e një Mehmet Shehu, jo vetëm e luftëtarit të ashpër, por edhe e njeriut shok e besnik, human e vlerësues për njeriun. Do të mjaftonte të përmendnim marrëdhëniet me Petro Markon, shkrimtarin tonë të madh e të shquar, bashkëluftëtar në Luftën e Spanjës apo episodin me Abedin Çiçin, agronomin e shquar”, shprehen botuesit Kujtim e Genti Gjonaj, të cilët për botimin e këtij libri kanë rreth tre muaj që po punojnë. Ajo që i ka tërhequr botuesit ka qenë padyshim figura e Mehmet Shehut, që është një nga figurat më legjendare, më komplekse, por dhe nga më tragjiket e historisë shqiptare. “Një vlerësim krejt origjinal nga ç’ishim mësuar të lexonim apo të dëgjonim më parë hasëm në librin e Piter Lukasit. Misioni amerikan në Shqipëri, ku jo vetëm lufta partizane, por edhe figurat që e drejtuan këtë luftë, trajtohen ndryshe. Duke punuar për këtë libër të Piter Lukasit shumë muaj më parë, mësuam nga bashkëpunëtori i shtëpisë sonë botuese, Xhevdet Shehu, se Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut po përgatiste një libër me kujtime për të. Kaq mjaftonte. Vetë figura e Mehmet Shehut të intrigonte dhe të ngacmonte me tepri për të botuar një libër për të. Kryeministër i Shqipërisë për gati 3 dekada, luftëtar i brigadave internacionaliste në Spanjë, organizator kryesor dhe drejtues i brigadave partizane në Luftën Antifashiste, njeriu legjendë i kësaj lufte, të ngacmonte imagjinatën dhe të bënte ta lexoje librin me një frymë. Student i shkollës së Fullcit – armikut të madh imagjinar të Enverit, por mik i madh i shqiptarëve - ekzekutohet i fundit nga Enveri. Një libër me kujtime nga vëllai i tij, besoj se nuk kishte moment më interesant për shtëpinë tonë botuese”, shtojnë më tej botuesit. Ndërkohë, sipas redaktorit të këtij libri Xhevdet Shehu, në këto kujtime nuk ka hipokrizi dhe shtirje, sikurse ka ndodhur rëndom në shumë libra të viteve të fundit, ku me lehtësinë më të madhe e zeza bëhet e bardhë dhe anasjelltas. Në këtë libër paraqiten me thjeshtësi kujtimet e vëllait për vëllain, me një dashuri të admirueshme, duke evidentuar ato vlera që Mehmet Shehu i kishte në të vërtetë.
Duro Shehu nuk ka qenë asnjëherë në sferat më të larta të partisë dhe shtetit të asaj kohe dhe nuk i mësoi kurrë kulisat e atij sistemi. Ai mundohet që nëpërmjet bisedave që ka bërë kohë pas kohe me vëllain e tij të zhbirojë në të vërtetat e mëdha të atij sistemi dhe të japë portretin e vërtetë të Mehmetit. Mehmet Shehu ishte ai që ishte, një nga burrat më të pushtetshëm, numri dy i padiskutueshëm i regjimit komunist, krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitin 1981. Por, autorit të këtij libri nuk i intereson hierarkia shtetërore dhe partiake, ai hedh në letër plot me mall e dashuri kujtimet për vëllain e tij, ashtu si i ka përjetuar. Arrin dhe në një sërë konkluzionesh... Ndërkohë “Bota Shqiptare” si një shtëpi botuese e veçantë në llojin e vet, ka patur gjithmonë në fokus të krijimtarisë së saj tematikat e historisë shqiptare. Libri i Duro Shehut “Mehmet Shehu, im vëlla”, përkon shumë me drejtimet e kësaj shtëpie botuese dhe ne menduam ta përgatisim për botim. Ky libër zë një vend të rëndësishëm krahas botimeve të tjera si: “Kërkime për Shqipërinë dhe shqiptarët” të William Martin-Likut, “Ç’po bëhet me çështjen çame” të Miranda Vikersit, “Misioni amerikan në Shqipëri” të Piter Lukasit, “Kristoforidhi përmes dokumentimit” të Xhevat Lloshit, “Çështja shqiptare” e autorëve Xhejms Petifer dhe Miranda Vikers, “Gjysmëhëna dhe shqiponja” e George Gawrych e shumë të tjera.
Programi Politik i Mehmet Shehut shkruar më 12 gusht 1942
Mehmet Shehu kishte dëgjuar në burgun e Tiranës, kur u kthye nga lufta e Spanjës mbi krijimin e Partisë Komuniste shqiptare, por programin e saj nuk e dinte, nuk e kishte parë, prandaj duke patur e njohur eksperiencën e luftës antifashiste në Spanjë e në Francë, ai shkroi Skicë programin e tij politik. Ja përmbajtja e Skicë Programit Politik, shkruar në shtëpinë tonë në Çorrush më datë 12 gusht 1942, i njohur si programi politik i Mehmet Shehut:
SKICË PROGRAM POLITIK gusht 1942
I - Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha e huaj, duke dëbuar e duke shkatërruar të gjitha forcat fashiste mbi tokën shqiptare.
II - Themelimi i shtetit të ri shqiptar, Republikë Popullore Shqiptare. E pavarur nga çdo fuqi armike imperialiste, me një kushtetutë demokratike revolucionare, dhe transformimi revolucionar i të gjithë jetës ekonomike, shoqërore, arsimore dhe morale, për t’i çelur popullit shqiptar rrugën e sigurt të emancipimit ekonomik dhe shoqëror të vërtetë dhe të kurdohershëm.
1-Formimin e Qeverisë Popullore Revolucionare në të cilën të përfaqësohen të gjitha shtresat shoqërore të interesuara për zbatimin e këtij programi.
KJO QEVERI DUHET:
a) Të sigurojë zbatimin e plotë dhe të pagabueshëm të këtij programi.
b) Me politikën e saj të brendshme të bazohet në Kushtetutën e Re Revolucionare dhe të sigurojë mbrojtjen e interesave të popullit nga çdo armik i tij.
c) Të ndjekë një politikë të jashtme, e cila do të jetë një politikë paqeje me të gjithë popujt e tjerë. Një politikë e pamvarëshme nga çdo fuqi e huaj armike imperialiste dhe një politikë aleance të ngushtë dhe të sinqertë me Bashkimin Sovjetik.
2) Krijimi i menjëhershëm i Milicisë Popullore të rregullt, e cila të jetë në gjendje të sigurojë me forcën e saj, mbrojtjen e popullit nga çdo qëllim a tentativë kundër revolucionare të armikut të brendshëm dhe të jashtëm.
3) Reformë e përgjithshme arsimore për të çrrënjosur dhe shfarosur çdo gjurmë të kulturës fashiste, duke futur arsimin politik e të përgjithshëm arsimor në mënyrë që të lejohet të dalë nga errësira e analfabetizmit dhe të pajiset me një arsim revolucionar progresiv. Ndihmë materiale nga ana e shtetit për arsimin gratis të të gjithë atyre që e meritojnë. Monopolizimin shtetëror të të gjitha shtypshkronjave dhe radiostacioneve.
4) Reformë shoqërore që t’i lejojë popullit të gëzojë të gjitha liritë demokratike: lirinë e fjalës e të shtypit, lirinë e partive me karakter demokratik, lirinë e grevës. Vënia në zbatim e së drejtës së votimit (të përgjithshëm universal), të barabartë, të drejtë dhe sekret, duke qenë votues çdo nënshtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjet; emancipacioni i gruas shqiptare, duke i lejuar kësaj që të dalë nga errësira e burgut të jetës prapanike, patriarkale dhe feudale dhe të ketë të drejta të barabarta me burrin në çdo sektor të jetës private dhe kolektive, ekonomike dhe shoqërore.
5) Lirimi i përnjëhershëm i të gjithë të burgosurve dhe të internuarve politikë. Amnisti e përgjithshme dhe e gjerë për të gjithë të burgosurit. Anulimi i kodit penal dhe civil fashist dhe rishqyrtimi i të gjithë rasteve të të burgosurve për faje komune, duke u bazuar në Kodin e Ri Penal Civil.
6) Çkatërrim rrënjësor i mbeturinave dhe i gjurmëve të fashizmit mbi tokën shqiptare:
a) Formimi i një burokracie të re demokratike mbi gërmadhat e sistemit burokratik fashist.
b) Burgosja e përgjithshme e të gjithë armiqve të popullit.
c) Krijimi i gjyqit revolucionar të popullit për të gjykuar dhe për të dënuar publikisht të gjithë armiqtë e popullit.
7) Syprimimi i Parlamentit fashist shqiptar dhe mbledhja e Parlamentit të Ri shqiptar i përbërë nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur me votim të përgjithshëm (universal) të barabartë, të drejtpërdrejtë duke qenë votues çdo shtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjetë.
8) Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armikut të huaj mbi tokën shqiptare. Anulimin e të gjithë borxheve shtetërore të huaja. Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armiqve të brendshëm të popullit, të cilët gjatë sundimit zogist dhe fashist në Shqipëri kanë ndihmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për ta futur dhe për ta mbajtur popullin shqiptar nën zgjedhën e fashizmit;
9) Shtetëzimi i të gjithë tokës shqiptare të punuar dhe të papunuar duke ndaluar shitblerjen e tokës.
10) Zbatimi i plotë i reformës agrare, me shpronësimin e bejlerëve dhe të të pasurve të mëdhenj të tokave, pa asnjë shpërblim, dhe me ndarjen e përgjithshme dhe gratis të pjesës më të madhe të këtyre tokave katundarëve të vobektë. (Për ata bejlerë dhe pronarë të mëdhenj tokash që do të kenë bashkëpunuar me popullin për çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj, Reforma agrare nuk do të zbatohet plotësisht).
11) Ndihmë materiale nga ana e shtetit për kolektivizimin bujqësor vullnetar, pa ushtruar asnjë presion ose detyrim mbi katundarët, ndihmë me mjete bujqësore, kafshë të racës, farëra të zgjedhura, kredi me kondita të favorshme, zbritje taksash etj. Krijimi i fermave model shtetërore. Krijim i kooperativave shtetërore.
12) Syprimimi i të gjitha bankave private dhe krijimi i bankës shtetërore, për t’i çelur kredi popullit me kondita shumë të favorshme.
13) Marrje masash të përgjithshme ekonomike nga ana e shtetit, duke pasur për qëllim respektimin e pasurive private dhe njëkohësisht bërjen të pamundur të grumbullimit të pasurisë me duart e një pakice personash, për të çliruar popullin nga kthetrat e uzurës (fajdesë) njëherë e përgjithmonë dhe për t’i çelur popullit rrugën e vërtetë të emancipacionit ekonomik dhe të mirëqenies së kurdohershme.
14) Zbatim 8 (tetë) orë punë në ditë.
15) Respekt dhe garanci mbrojtjeje nga shteti i ndjenjave shpirtërore të popullit: - fesë dhe zakoneve. Ushtrimi fetar do të konsiderohet i lirë dhe vullnetar, personal; çdo fetar duke patur të drejta dhe detyra të barabarta me çdo nënshtetas tjetër shqiptar.
16) Sigurimi nga ana e shtetit i industrializimit të vendit, bonifikimit etj.
17) Sigurimi nga ana e shtetit (Proletarëve), mbrojtjen e të gjithë jetës së punëtorëve e pensionit, e lejes së paguar, gjymtimit, shërimit, nga shteti etj.
18) Kujdesi nga ana e shtetit për zhvillimin mendor, fizik e moral të rinisë.
19) Rishqyrtimi i problemeve të minoriteteve duke e zgjidhur këtë problem me rëndësi paqësisht sipas principit të respektit të së drejtës të vetë ndërrimit të popujve.
Ky program nuk mori formë dhe nuk u zbatua për arsye të zhvillimeve historike si në Shqipëri, ashtu edhe në botë. Duke qenë se ai ishte me tipare revolucionare borgjeze, pikërisht këtu qëndronte thelbi i mospërqasjes së tij me realitetin e atëhershëm të shqiptarëve. Në atë kohë në Shqipëri mungonte një borgjezi e zhvilluar nacionaliste përparimtare. Kjo ishte pengesa kryesore, gjithashtu edhe ajo pakicë borgjeze me tipare feudale që ekzistonte u hodh në anën okupatorëve, duke krijuar edhe forca të armatosura, të cilat bënë krime, luftuan me armë në dorë kundër forcave çlirimtare. Kjo e bindi Mehmet Shehun që projekti i tij ishte shumë i avancuar për kohën dhe duhej mbështetur programi i Partisë Komuniste Shqiptare. Unë e solla këtu të plotë këtë program për të kuptuar botëkuptimin në atë kohë të Mehmetit, i cili ishte 29 vjeç, por megjithatë shumë i pjekur për të gjykuar e menduar thellë dhe me shqetësim mbi hallet e popullit e të vendit.
“Mehmeti nuk donte që unë të shkruaja për të”
Në një moshë të thyer, kur po mbush të 80-at, po ulem të bëj një nga detyrat më të vështira të jetës sime: të shkruaj kujtimet e mija për Mehmet Shehun, vëllain tim të shtrenjtë që përshkoi një jetë të lavdishme si luftëtar dhe burrë shteti.
Duro Shehu
Do të përpiqem të jap portretin e tim vëllai që nga dita e lindjes së tij, siç më kanë rrëfyer babai, nëna dhe ashtu si e kam njohur unë deri ditën që ai mbylli sytë në natën tragjike të 17 dhjetorit të vitit 1981. Kujtimet për Mehmet Shehun do t’i shkruaj në bazë të tregimeve të babait, nënës dhe kujtimeve personale, të paktën nga viti 1935-1936 kur isha 7-8 vjeç dhe sidomos sipas mbresave që nga 10 gushti 1942, kur Mehmet Shehu u kthye nga Lufta e Spanjës dhe filloi luftën për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj dhe tradhtarët e brendshëm të vendit deri ditën që e vranë më 17 dhjetor 1981. Këto kujtime do t’i shkruaj si vëlla dhe si bashkëluftëtar i tij qysh në moshën 14-vjeçare, kur unë mora pjesë në luftë, fillimisht në çetën e fshatit, në çetën Plakë të Mallakastrës, në Brigadën e Parë Sulmuese dhe deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë më 29 nëntor 1944. Më pas unë kam qenë kuadër i ushtrisë popullore për afro 40 vjet deri ditën e vrasjes së Mehmet Shehut, kur dhe mua si vëllai i tij, me porosi direkte të Enver Hoxhës, më përjashtuan nga partia, nga ushtria, fillimisht më internuan dhe pastaj më burgosën në burgun e zi të Burrelit, ndërsa familjen ma shkatërruan. Po e them që në fillim se për Mehmet Shehun, kur ai ishte gjallë, nuk kam shkruar asnjë rresht, jo sepse nuk dija të shkruaja dhe nuk kisha ç’të shkruaja, por nuk doja të prononcohesha edhe për faktin se Mehmet Shehu ishte burrë parimor dhe vetë ai nuk donte të shkruaje për të. Mehmet Shehun e nderonte dhe e lavdëronte vetë jeta, puna, lufta dhe veprat e tij si luftëtar, revolucionar, burrë shteti dhe atdhetar që kur lindi dhe deri sa e vranë. Por ja që erdhi koha që duhet ta them edhe unë fjalën time për Mehmet Shehun pas gjithë asaj balte që i hodhi Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, për luftën e tij, për popullin, për vendlindjen time, për pleqtë dhe plakat, për nënat dhe baballarët e Çorrushit, për dëshmorët e fshatit në luftën nacional-çlirimtare, për luftën e Mallakastrës, për veteranët e luftës nacional-çlirimtare, për Brigadën e Parë dhe heronjtë e popullit të dalë nga radhët e saj: Tuk Jakovën, Muhamet Prodanin, Hekuran Pobratin, për borizanin legjendar Haki Kapajn, për Sejfulla Malëshovën e për sa e sa shokë, miq e bashkëluftëtarë të tim vëllai...
http://kaltersiashqiptare.com/rrefehet-per-here-te-pare-vellai-i-mehmet-shehut-vt5428.html
Feja E Shqiptarëve Ndër Shekuj
Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Në Shqipëri, Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jerusalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se në Durres, në vitin 58 ka patur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durresit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime te vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne Pogradec e gjetkë.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Në shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstandin ,u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotë i në Krishtërizëm në territoret ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “Besoj ne nje Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore.Tipi i këtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë
http://kaltersiashqiptare.com/feja-e-shqiptareve-nder-shekuj-vt4955.html
Pengu Im, Intervista E Patransmetuar Me "Nënë Terezën”
Ka më se 30 vjet që punon në fushën e informacionit, punë të cilën e bën me pasion ende sot që numëron 57 vite jetë. Fillesat e saj në
këtë profesion kanë qenë krejt të rastësishme, sepse rruga që kishte zgjedhur, ishte një tjetër. Mësuesja, e cila për rreth 4 vjet dha dije në shkollën e mesme të Fushë-Arrëzit, në rrethin e Pukës, shpjet do të gjendej në ekranet e të gjithë shqiptarëve, ku çdo natë do të prezantonte edicionin kryesor të lajmeve. Në këtë intervistë për "Summer Pages" do të zbuloni se kush është "zonja e lajmeve" Tefta Radi, si hyri ajo në botën e radios dhe televizionit, jeta e saj në Fushë-Arrëz dhe takimi me bashkëshortin e saj, Françesk Radi, familja, eksperiencat më të bukura në fushën e gazetarisë, dashurinë e saj për radion dhe atë çka mendon ajo për folëset e lajmeve që sot transmetojnë edicionet informative.
Jeni një personalitet i botës së lajmeve, por si kanë qenë fillimet tuaja si folëse?
Fillesat e mia kanë qenë në Radio Tirana. Hyrja aty ka qenë krejt e rastësishme. Pasi mbarova studimet në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, u caktova të punoja në mësuesi në Fushë-Arrëz, në shkollën e mesme. Një kolegu im më pas, Jani Duri realizonte atëherë emisionet për rininë dhe iu duk interesant zëri im, nga intervistat me mësueset e reja, dhe më ftoi të bëja një provë në Radio Tirana. Ideja e Jani Durit nuk ishte thënia e parë për mua. Një bashkëstudent i imi, Arben Xoxa, të cilit i pëlqente diksioni im, më kishte rekomanduar për në radio, por unë kisha qëndruar indiferente deri në atë kohë. Kështu, Jani u bë shtysë, erdha dhe provova. Në Radio Tirana, në vitin 1979 bëhej një konkurs i madh në shkallë kombëtare. Dhe ishte pikërisht aty që unë fitova. Kjo u bë shtysë që unë u shpërngula nga rrethi i Pukës, ku punoja si mësuese dhe përfundimisht erdha në Tiranë pas 4 vjet e gjysmë pune në mësuesi. Menjëherë kur erdha, më besuan lajmet dhe aty gjeta edhe mbështetjen e ndihmën e folësve të mëdhenj me shumë eksperiencë, si Vera Zheji, Kiço Potiadhi, Viron Mati, Elsa Xhaja, etj. Ajo që më karakterizonte ishte gjakftohtësia dhe një lloj sigurie. Në përgjithësi, nuk para kam gabuar shumë. Pas radios, një vit më pas fillova në televizion.
Cili është ndryshimi mes radios dhe televizionit?
Mikrofoni në radio është një shkollë e madhe, sepse të zhdërvjelltëson në të folur, ndihesh më mirë dhe më e sigurt, pasuron leksikun e të folurit, sepse ke nevojë për sa më shumë fjalë, ndërsa në ekran flet vetë figura. Për 6-7 vjet kam punuar paralelisht në radio dhe në televizion. Edhe sot e adhuroj radion dhe më duket mjaft e këndshme e komode, sepse nuk duhet të preokupohesh se si janë flokët, si është veshja, si jam shpirtërisht dhe a e reflektoj botën time të brendshme.
Duke qenë se pohuat që nuk e kishit menduar botën e lajmeve, çfarë kishit menduar për të ardhmen tuaj?
U diplomova për mësuesi, një profesion që e kisha edhe me pasion. Kam punuar në rrethin e Pukës, në Fushë-Arrëz. Malësorët e asaj ane janë njerëz mjaft besnikë, që nëse di t’i respektosh dhe të sillesh me ta, ata të vlerësojnë dhe dinë të të japin vendin që meriton. Më kujtohet ajo rakia e butë... Unë vetë jam nga një vend i rakisë, sepse babanë e kam nga Leskoviku dhe në shtëpinë time pihej shumë rakia dhe vera. Megjithatë nuk e mësova rakinë në shtëpinë time, por më pëlqeu ajo e Fushë-Arrëzit. Një raki e butë, 17 gradë, nga ato "të regjurat", siç i quanin ata. Kam kaluar shumë mirë mes shoqeve nga Tirana, por dhe nga Dropulli, Korça, Shkodra etj.
Në momentin që keni mbaruar shkollën në Tiranë, a keni qenë dakord ju ose familja juaj për t’u larguar për në Fushë-Arrëz?
Unë nuk kam protestuar fare, por babait tim, duke qenë se unë isha vajzë e vetme mes 3 djemve, nuk i erdhi mirë largimi deri në Pukë. Si natyrë, ai ka qenë paksa konservator, ndoshta me aksionet ishte mësuar sepse ishin paksa më pranë, ndërsa kur u largova për në Pukë, ishte një shkëputje e madhe, të cilën nuk e priti mirë; gjithsesi nuk pati ndonjë problem.
Ju jeni një ikonë e Televizionit Shqiptar, a ka qenë e vështirë në atë kohë për të qenë folëse?
Ajo që më ka dalluar nga shumë folës të tjerë, ka qenë se që ditën e parë unë kam qenë dhe gazetare, edhe folëse. Kam bërë një punë intensive, nuk e kam ndarë kurrë terrenin nga ekrani. Më është dashur p.sh, të kthehem nga Korça, ku kam bërë një reportazh dhe në orën 20 kam qenë në studion e lajmeve. Kjo, edhe pse unë kam qenë nënë dhe kam dy fëmijë. Fëmijët e mi janë rritur "me çelës në qafë" dhe ajo që më ka mbetur peng, ka qenë që nuk u kam vënë përpara një pjatë supë të ngrohtë me dorën time. Gjithsesi, unë e kam dashuruar televizionin dhe e konsideroj një magji. Kam punuar prej 30 vjetësh në departamentin e informacionit dhe e kam filluar punën që në 5 të mëngjesit, me edicionin e shkurtër, "Ju flet Tirana". Kur mendoj se si kam arritur ta bëj duke pasur parasysh dhe kushtet e vështira, mënyrën e të jetuarit; p.sh, unë kam jetuar për një farë kohe, 4 familje me një tualet, me një dhomë të vogël, me dy fëmijë; ende habitem.
Si ishte të punoje në televizion gjatë diktaturës?
Të punoje atë kohë në televizion, ishte një privilegj. Kishte njerëz që kishin "cene" dhe merreshin në televizion, sepse iu duhej zëri. Vera Zheji, kishte "cen" në biografi, por ishte një ndër personalitetet më të mëdha dhe me një kulturë të pamat; i madhi Haki Bejleri, një folës brilant, një poliglot, Kiço Fotiadhi, gjithashtu kishte një cen në biografi. Edhe unë gjithashtu, kur jam futur e kisha një "cen". Babain i kisha të përjashtuar nga Partia me një grup ushtarak në 1974, si dhe një hallë të arratisur në Australi. E megjithatë nuk hezituan të më merrnin për shkak të zërit. Në atë kohë, diktatura dinte të shfrytëzonte çdo gjë, e sidomos zërat radiofonikë. Mund të them që në kohën e diktaturës, rrethanat ishin shumë të ndryshme, duhej që gjatë intervistave të zbatoheshin disa rregulla; p.sh, ne vetë duhej të kishim një veshje serioze në ekran, por dhe personazhet nuk duhej t’i vendosnim gjatë intervistave në një mur të palyer, ose të kishin flokë të gjata, farfurite, etj. Nuk dua ta konsideroj veten si të persekutuar, në atë kohë të punoje në Televizionin Shqiptar ishte një nder, një privilegj dhe unë jam krenare.
Në eksperiencën tuaj të gjatë, a keni realizuar ndonjë intervistë me një personazh të cilin e mbani mend ende?
Unë kam bërë intervistën e parë me Nënë Terezën. Nuk është thënë kurrë që Nënë Tereza ka ardhur në Shqipëri në kohën e diktaturës, por ka ndodhur. Dhe unë i kam bërë asaj intervistën e parë, në gusht të vitit 1989. Të them të drejtën, isha e re dhe kisha dëgjuar të flitej shumë dhe unë kisha krijuar atë imazhin tim për të. Nga natyra vishem gjithmonë sport sepse ndihem mirë. Por atë ditë që kam vajtur tek ajo, kisha veshur një fustan rozë, që e mbaja për një rast të veçantë, kisha bërë pak tualet, ndoshta më shumë seç duhej, si dhe kisha veshur dhe një palë sandale me taka. Mendova t’i dukesha e bukur. Por, kur kam parë Nënë Terezën, m’u duk diçka e tepërt dhe në vetvete nuk u ndjeva mirë. Ajo ishte një shenjtore, një nobeliste e vërtetë. Mënyra e të shikuarit, buzëqeshja, mënyra e të folurit më bëri të ndjeja vërtet shumë emocion. Ishte një intervistë e bukur, por që fatkeqësisht nuk u transmetua kurrë.
Cilat ishin arsyet e mostransmetimit të saj?
Siç kam mësuar unë më pas, duke qenë diktaturë, e vetmja arsye që nuk u transmetua ishte shprehja e përdorur prej saj, "I lutem Zotit". Natyrisht, ajo ishte një njeri i Zotit dhe nuk kishte si të mos përmendte shprehjen "I lutem Zotit për Shqipërinë". Edhe pse ne u përpoqëm që ta cungonim atë intervistë duke i hequr shprehjet fetare, nuk mund të bëhej. Dhe kjo ishte arsyeja përse kjo intervistë nuk u transmetua. Unë kam mbetur shumë e rënduar shpirtërisht dhe nuk kam pasur kurrë kurajën edhe kur ajo ka ardhur sërish në Shqipëri, t’i dilja përpara. Ndihesha fajtore dhe pse nuk ishte faji im.~
Sot në krahasim me dje, si mendoni, kanë ndryshuar folëset e lajmeve?
Koha ka ndryshuar, jeta ka tjetër ritëm, gjithashtu dhe mënyra e të folurit ka një tjetër ritëm. Dhe ne, në krahasim me brezin paraardhës kishim ndryshim, kishim një të folur ndryshe. Sot, ndoshta nuk ekziston ajo ana deklamative, klasicizmi, ndoshta kjo e ndikuar dhe nga sistemi. Megjithatë, folësit duhet të kenë disa parametra, një ndër më kryesorët është një zë radiofonik. Gjithsesi duhet një qëndrim më statik, jo shumë i lëvizur, jo shumë gjestikulacione. Lajmi është lajm dhe njerëzit duan të mësojnë lajmin, e jo të shikojnë të përdridhesh në ekran. Duhet një veshje serioze, e cila tregon më shumë besueshmëri tek shikuesit. Gjithashtu, duhet të kenë një moshë të pranueshme për ekranin, sepse po të shikosh dhe televizionet në botë, nuk kanë folës nën moshën 40 vjeç në edicionet qendrore. Kjo sepse, një figurë në atë moshë të imponon një siguri, besueshmëri, ka një zë më të pjekur, ka një tjetër prezencë në ekran, si dhe një kulturë dhe një provojë jetësore. Ndërkohë që më të rinjtë edhe në botë, i përdorin për një ndonjë emision "flash" paradite. Të rinjtë, të cilët nuk janë formuar, nuk mund të të imponojnë atë besueshmëri. Për moshën e re sot, mendoj se ata nuk kanë dhe shumë shpirtin e sakrificës. Ata kanë rrethana shumë më lehtësuese, një mundësi shumë më të madhe të marrjes së informacionit dhe të pasurimit të bagazhit nëpërmjet rrjetit elektronik, etj. Po nuk dua t’i përgjithësoj, sepse ka të rinj që janë gazetarë shumë të mirë e që riskojnë shumë, bëjnë gazetari dhe e bëjnë atë shumë mirë.
Si jeni njohur me bashkëshortin tuaj?
Pikënisja ka qenë në Fushë-Arrëz. Për mua, ishte një emër që e njihja nga këngët e tij. Kishim dëgjuar këngët e para të Françeskut, si "Adresa", "Biçikleta", që na bënin shumë përshtypje; atëherë ishin vitet e liberalizimit, vitet 1972. Një liberalizim të cilit iu pre rruga. Edhe Françesku, nga Festivali i 11-të në RTSH, mori një lloj dënimi, ku e zhvendosën në Pukë. Aty ka qenë dhe momenti i njohjes. Dhe që prej vitit 1975, kur unë jam vendosur në Fushë-Arrëz e deri tani, thuajse 33 vjet ne jemi së bashku. Kemi qenë të dy të fushës së artit dhe e kemi kuptuar shumë mirë njëri-tjetrin, qoftë ai për gazetarinë, qoftë dhe unë për koncertet. Më vjen shumë keq për Frankon, që në vitet më të mira të krijimtarisë së tij, nuk mundi të krijojë, sepse ishte hequr e drejta e krijimtarisë. Gjithsesi janë gjëra të kaluara tashmë dhe ne e jetojmë jetën në mënyrë shumë optimiste.
Po marrëdhënia me fëmijët?
Vajzën e kam të martuar dhe jeton në Gjermani, kam dhe një mbesë të mrekullueshme, Vanesën 3-vjeçare, për të cilën më merr malli shumë. Ndërsa djalin e kam student. Mund të them që është shumë kënaqësi të jesh gjyshe; mirë do të ishte që mbesën ta kisha pak më pranë, sepse si thotë populli, ato janë "mjalti i mjalteve". Të jesh gjyshe në moshë të re, është edhe më bukur, sepse i shijon gjërat më shumë. Më kujtohet një episod. Babai im ngrihej çdo ditë në mëngjes dhe vinte nga rruga "Bardhyl" në Tiranë të Re që të pinte kafen me mua, si dhe të shikonte e përkëdhelte fëmijët e mi.
http://kaltersiashqiptare.com/pengu-im-intervista-e-patransmetuar-me-nene-terezen-vp31586.html
27.6.08
Perandoret E Internetit
Në internet, me internetin, falë internetit: një grusht djemsh fare të rinj ia kanë dalë të ngrenë më këmbë perandori të vërteta financiare, duke shfrytëzuar idetë e tyre në mundësitë e pafundme që ofron rrjeti. As edhe tridhjetëvjeçarë, kryesisht me origjinë anglosaksone, më së shumti amerikanë. Këta "kërkues modernë ari" të shekullit XXI kanë pasur brenda vetes forcën për të guxuar, për të vënë në praktikë në rrjetin e pafund të internetit idetë e tyre gjeniale. Janë yjet e rinj të rrjetit, me 14 emrat e të cilëve e përjavshmja "Jack" ka përpiluar listën e më të pasurve të internetit. E megjithatë, çudia është e madhe, mes tyre vetëm tre janë evropianë.
Emrat që tërheqin më shumë vëmendjen janë ata të mbretit të filmave, Chad Hurley, truri dhe ideatori i YouTube.com, i Seth Stenberg, i cili ka krijuar Meebo.com, të ndjekur nga shpikësi i Napster, Shawn Fanning. Por nuk janë të vetmit "mite" që kanë bërë para me thasë falë internetit. Në listën e artë të përpiluar nga e përjavshmja "Jack", një prej revistave më të ndjeshme kundrejt teknologjisë bashkëkohore, uebit e elektronikës të së ardhmes, gjenden në fakt njerëz si Jason Reuben e Matt Lauzon, dy njëzetvjeçarët që patën idenë gjeniale të hapnin bizhuterinë e parë në internet, gjë që i shpuri menjëherë në majat e suksesit.
Pranë tyre edhe Kevin Rose, i cili shpiku rrjetin e parë shoqëror (social network Digg.com), ku naviguesit mund të japin vlerësimin personal lidhur me çdo gjë u intereson: filma, lajme, lojëra etj.
Për revistën, mjaft rishtues është fakti që në listë gjenden vetëm tre evropianë. "Janë shumë të paktë evropianët që kanë bërë aq përpara sa të futen në këtë listë, megjithëse janë kryer disa kërkime në kohë të ndryshme", thonë në redaksinë e së përjavshmes. "Kemi shtruar edhe pyetjen për të kuptuar këtë mungesë, madje kemi arritur t‘i japim edhe një përgjigje. Madje jo një, por tre", sqaron më tej zv/drejtori i po së njëjtës revistë.
Sipas tij, arsyeja kryesore ka të bëjë me kulturën e paktë sipërmarrëse në këtë fushë në vendet evropiane dhe "kapaciteti i ulët për të financuar projekte që kanë të bëjnë me internetin, ndërkohë që në Amerikë rrjeti shihet krejt ndryshe". Si të thuash, në Evropë një nismë e tillë trajtohet duke iu nënshtruar një "borxhi", ndërsa në Amerikë si "financim".
Motivi i dytë, po sipas zv/drejtorit të "Jack", është se "në Evropë janë ende të paktë njerëzit që zotërojnë aftësi të tilla teknike sa të arrijnë të programojnë kompjuterët apo t‘i menaxhojnë potencialet teknologjike në mënyrë kaq të përsosur sa t‘ia dalin, si në rastin e djemve të YouTube, të krijojnë perandori të vërteta financiare online. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se kapacitetet mungojnë plotësisht. Ndoshta nuk arrijnë në të tilla nivele, ose më mirë të themi, mungon shtysa që do t‘i çonte kaq larg". Arsyeja e tretë ka të bëjë me njohuritë mbi gjuhën angleze dhe shton: "Kur shkruan në internet në anglisht, plateja së cilës i drejtohesh del jashtë kufijve të vendit përkatës, duke iu hapur gjithë botës. Bëhet ndërkombëtare. Dhe është kjo ajo që përbën thelbin e ndryshimit. Ajo për të cilën jam i sigurt është se historitë e suksesit fshehin pas vetes mijëra përpjekje të pasuksesshme, por në Evropë tentohet shumë pak. Mungon besimi, ndoshta ngaqë vendet evropiane nuk e çmojnë sa duhet kreativitetin". Ndërkohë që në Amerikë kanë pasur besim dhe sukseset kanë qenë të mrekullueshme.
Në listën e milionerëve të rrjetit gjendet edhe Silicon Valley, ku gjenden engjëjt e kësaj industrie, të cilët në këtë rast janë vetë "investues". Kështu përkufizohen të gjithë ata që arrijnë të bindin kompanitë të investojnë në sipërmarrjet "start-up" të internetit (ato që nisin nga asgjëja e premtojnë shumë). Një nga këta është 40-vjeçari Reid Hoffman, njëherësh edhe themeluesi i Linkedin.com, një rrjet social dedikuar botës së punësimit, me të cilin ndihmon të tjerët të pasurohen. Deri sot nuk ka gabuar qoftë edhe një lëvizje. Përpara se të bëhej i famshëm kishte vënë bast në mënyrë të suksesshme edhe te Facebook, Flickr, Digg e Technorati. Reid Hoffman gjykoi gabim vetëm në rastin e YouTube, gjë që nuk ia fal dot vetes.
Më pas është radha që lodhet shpejt, por kjo nuk do të thotë aspak se i mungon vizioni. Bëhet fjalë për Sean Parker, i cili pas një telefonate me Shawn Fanning, hyn në Napster dhe mbetet aty një vit. Pas kësaj, në vitin 2001 i jep jetë sajtit mjaft të suksesshëm Plaxo.com, duke thithur në të të paktën 15 milionë përdorues. Pas tre vitesh heq dorë, rri pushim për një periudhë disi të gjatë dhe zbulon Facebook, ku sjell me vete shumë investitorë të fuqishëm. Por, edhe këtu nuk reziston më shumë se 12 muaj. Sot? Mbulon pozicione të rëndësishme në këshillat administrativë të disa prej nismave të reja më të rëndësishme të këtij sektori dhe kujdeset për milionat e "Founders Fund", një fond investimi i ngritur nga një prej figurave më të rëndësishme të PayPal. Nuk reziston në një kompani më shumë se tre vjet, por aty ku vë dorë shkëlqen.
Lista vazhdon me Blake Ross, një ndër themeluesit e Firefox, "browser"-i rival i Explorer, bashkë me Rob Pazornik, i cili ka ngritur më këmbë një rrjet për të kryer dërgesa të shpejta, gjë që po revolucionarizon shitjet përmes internetit. Më pas renditet Mark Zuckerberg, studenti që pasi u përjashtua nga Harvardi u hakmor kundër universitetit prestigjioz, duke shpikur Facebook.com, një sit ku studentët lidhin kontakte me njëri- tjetrin dhe që tashmë është kthyer në një pikë referimi në nivel ndërkombëtar. Më pas vjen 21-vjeçari Brad Galiette, themeluesi i Polaristar.com, një shoqëri e specializuar në marketingun online. Sipas revistës amerikane Business Week, 21-vjeçari është mes sipërmarrësve të rinj më të aftë në vend.
Të gjithë këta amerikanë. Dhe në fakt, milionerët evropianë të rrjetit janë vetëm tre. I pari prej tyre është 21-vjeçari holandez Ben Woldring. Siti i tij Bencom.nl u jep naviguesve mundësinë të krahasojnë online tarifat telefonike për të përzgjedhur atë që u shkon më shumë për shtat kresave të tyre. Shërbimi, madje, është falas. Por çfarë fitimi ka Ben Woldring? E thjeshtë, kompanitë janë vënë në garë të bëjnë sa më shumë publicitet në sitin e tij. Për më tepër, pasi zgjidhet një platformë tarifash, mund të regjistrohesh online: ndërkohë që ai merr një përqindje nga kjo. Tashmë Bencom po përpiqet të përhapet në gjithë Evropën.
http://kaltersiashqiptare.com/perandoret-e-internetit-vt4841.html
Historiku i Alfabetit Shqip
Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij. Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb. Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit.
Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare. Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante:
« ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos. Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri. Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman. U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit. I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike. Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike. Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut". Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug. Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane. Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.
Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam. Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi. Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet "fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek. Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit, peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet. Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces. Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke. Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali. Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.
Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar. Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879. Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie "Drita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.
Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber. Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.
Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit. Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare. Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit. Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.
Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit, abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin. Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres. Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj). Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902 dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres. Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.
At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij. Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit:
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites. Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit qe quhej Bashkimi. Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit. Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh, Shoqerish, Mergatash, Shkollash, qytetesh. Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin. Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten. Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje:
1) Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit, Bashkimit, Agimit)
2) Te mereshin pjese nga cdo abece per te krijuar nje te re
3) Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.
Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete, ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para. Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.
Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip». Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve". Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve. Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.
Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin. Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend. Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.
Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare". Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine". Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.
Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke, filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit. Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.
http://kaltersiashqiptare.com/historiku-i-alfabetit-shqip-vt3387.html
Kaltersia Shqiptare
Postimet e Fundit
Faqe Interesante
02) Zeriyt
03) Direktoria Shqiptare
04) Galeria Shqiptare
05) Chat Muzik Shqip
06) Portokalli Humor Shqip
07) MP3 Shqip
08) Femra Meshkuj
09) Big Brother Albania
10) Shkarko Muzik Klipe
11) Filma Shqip
12) SMS Falas Shqip
13) Horoskopi Shqip
14) Horoskopi Sot
15) Horoskopi Ditor
16) Humor Shqip
17) Fjalor Anglisht Shqip
18) Albania Site
19) Blej Pixel
20) Mp3 Falas
21) G-Bani