27.6.08

Romani I Blushit Dhe Ideologjia E Ortodoksisë

Romanit më të fundëm të Ben Kiço Blushit, 'Të jetosh në një ishull' i është dhënë shumë publicitet në mediat shqiptare. Shumë njerëz me të cilët kam folur për këtë roman, me çfarë kanë dëgjuar nga mediat, thonë që është një roman i mirë që flet për tolerancën fetare në Shqipëri pse kështu kanë folur televizionet kliente të Partisë Socialiste. Mbi mirësinë e librit të Ben Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toçi i cili në kapakun e prapëm të librit thotë që romani 'përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.' Kur fjalë të këtilla dalin nga një person si Fatmir Toçi dhe Piro Misha që mori pjesë në promovimin e këtij libri, të cilët në një seri rastesh kanë sulmuar muslimanët shqiptarë për librat që ata botojnë dhe kanë kërkuar censurimin e tyre si në kohë të Partisë së Punës, toleranca e librit të bënte të dyshosh. I nxitur nga dëshira e mirë për të kuptuar sesi është e mundur, që djali i Kiço Blushit, i Islamofobit më të egër në Shqipëri i cili hoxhallarët e Shqipërisë i ka quajtur xhambazë kuajsh disa muaj më parë, mund të shkruaj një roman që flet për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, porosita nga Italia që të më blejnë këtë roman. Ishte një habi për mua që një njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiços së Blushëve i cili në Tetor të vitit 2006 feu muslimanët e Shqipërisë nga podiumi i parlamentit shqiptar, të mund të ndërroj pllakë brenda natës dhe në vënd të urrejtjes dhe racizmit islamofobik të prodhojë një roman që flet për tolerancë.

Librin të cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditësh dhe e lexova me një frymë. Libri i Benit që ka 408 faqe i dedikohet në faqen e 5të të tij Eva Bratit - Blushi, gruas së Benit e cila u akuzua disa vite më parë si përfituese e pandershme e 250 milion lekëve të taksapaguesëve shqiptarë me 12 tendera të Albtransportit në kompaninë familjare të familjes Blushi. Duke parë që ky libër i dedikohej një personi të përfolur për korrupsion që në faqen e parë të librit, nënqesha me vete dhe thashë hajde tolerancë fetare që duhet të ketë këtu brenda.



Romani i Ben Blushit nis në një fshat diku në jug të Shqipërisë

Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin në fshatin e tij në Kolonjë. Në roman tregohet sesi një i krishterë vendos që një ditë prej ditësh të shekullit të 18-të të bëhet musliman. Arsyeja pse personi do të bëhët musliman, sipas Ben Blushit, është teoria e vjetër greko - sërbe kundër shqiptarëve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik të Islamit ndaj Krishtërimit, as shtypjes greko - sërbe kundër shqiptarëve, por dhunës turke, taksave turke dhe muslimanët e islamizuar tregohen si servilë dhe njerëz frikacakë ndaj turqve. Ben Blushi fut në gojën e të krishterit që bëhet musliman debate të ndryshme që ky bën për islamin. Ndër të tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe të dhunës. Kuranin libër të ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e këndim (fq. 9). Lëmoshën që muslimanët japin ky e quan varfërim të njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si një stuhi rëre që ofron dhe mbyt liritë e njerëzimit etj.

Kur Ibrahimi bëhet musliman, Ben Blushi mbledh të krishterët e katundit të Kolonjës të cilët Islamin e quajnë kolerë që ka një mijë vjet që përhapet me majën e shpatës, ndërsa njerëzit që pranojnë mesazhin e Zotit, i quan Judë (fq. 23). Por ndërsa shqiptarët muslimanë janë judë dhe tradhëtarë, turqit Ben Blushi i tregon si ujqër, të cilët pasi shumohen shumë vrasin njëri tjetrin (fq. 25). Turqit janë aq mizorë saqë ata bëjnë edhe grekët e ishullit të Mitelenit mizorë pasi këta rrojnë nën robërinë turke (fq. 84). Turqit në romanin e Benit sjellin edhe kolerë me vete kur ata pinë ujë në çesmën e fshatit (fq. 118). Një krahasim të këtillë, të turqve me ujqërit unë e kam gjetur në Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason çifutët me ujqërit të cilët kur shumohen shumë hanë njëri tjetrin. Unë nuk e di se ku e mësoi Ben Blushi këtë krahasim të turqve me ujqërit. Por di që si Beni ashtu si edhe i ati, Kiçua, janë dele të urta të herezisë së tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekët vranë çifutët, turqit dhe çamët në Janinë dhe Selanik në vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarët, si turqit ashtu edhe çifutët i krahasonin me këto epitete. Ka mundësi që qirje Janullatosi ta ketë mësuar Ben Blushin me këto krahasime luftënxitëse dhe anti-semite.

Në roman, personazhet e Ben Blushit tregojnë sesi dervishët që predikonin Islamin në Shqipëri ishin përdhunues grashë muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bëhet musliman, të krishterët e thërrasin 'Ibrahim o derr, Muhamedi të pret në ferr' dhe ofendime të tjera kundër profetit të Islamit (fq. 33 - 35). Por ndërsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit të Benit është bërë musliman syni, Ben Blushi tregon që Ali Pashai është prototipi më i qartë i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit është Bektashi, dhe si pasojë është hajdut, rrufian, njeri që ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, përdhunues grashë dhe njeri i pabesë (fq. 44 - 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekët në Janinë, Ben Blushi e tregon si një mostër seksuale i cili kishte jo vetëm femra në Harem të cilin e përdorte si bordell, por edhe një bordell special me djem të rinjë. (fq. 325). Ndërsa operacionet anti-terroriste që Ali Pasha bëri kundër banditëve grekë dhe suliotë, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe të pabesa nga shqiptarët muslimanë, kundër suliotëve ortodoksë, që ky nga hajdutë dhe vrasës i bën heronjë të krishtërimit.



Proçesi i islamizimit të shqiptarëve

Proçesin e islamizimit të shqiptarëve Ben Blushi e quan tradhëti ndaj krishtërimit, pasojë e taksës së gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunës që muslimanët shqiptarë ju bëjnë të krishterëve në Shkodër, Vlorë, Berat, Korçë, Janinë dhe Elbasan. Në Shqipërinë muslimane të Ben Blushit të krishterët terrorizohen nga muslimanët shqiptarë, të cilët grabisin toka, gratë e të krishterëve, siç kanë mësuar nga Kalifi Umar (fq. 102 - 103). Muslimanë, në romanin e Benit bëhen edhe të krishterët e pabesë që duan ti vjedhin babait tokën e tyre me ndihmën turke (fq. 111).

Herojtë e Ben Blushit në roman janë vllehët e Voskopojës. Personazhi kryesor i romanit është një grek bizanit me emrin Arianit Komneni të cilin Beni e bën heroin e romanit. Ky Komneni të cilët të gjithë i njohin që historikisht janë grekë dhe shqiptarëvrasës, në roman shitet për shqiptar, por një shqiptar me qendër jo në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në qytetet ku u zhvillua shqiptaria por në Voskopojë. Në bisedat që Komneni greko - vllah i Ben Blushit bën me hajdutin Ali Pashë Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarët muslimanë dhe mbron ortodoksinë dhe i tregon ortodoksët si herojtë e shqiptarisë. Duke ditur mllefin që greko - ortodoksët kanë me Skënderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojën e Arianitit edhe Skënderbeun të cilin e quan turk, musliman, të pabesë, hileqar, njeri që i bën pabesira Arianitit, dhe një njeri pa ndërgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallëzor për shkak të edukatës turke që kishte marrë etj. Ky Skënderbeu ishte i pabesë dhe sëbashku me turqit i bënin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq në romanin e Benit nuk është vetëm djallëzori Skënderbe i cili është aleat i Papës dhe jo i Janullatosit, por edhe një Thoma Komneni i cili cilësohet si tradhëtar meqë ai u bë musliman (fq. 64).

Arianiti është hero i krishtërimit

Për Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti është hero i krishtërimit i cili thotë se nuk ka dallim nëse jemi shqiptarë, serbë apo grekë. Rëndësia ka që të luftojmë me flamurin e krishtërimit, kundër Islamit të cilin ai e quan një përbindësh më trup në Azi dhe i cili vendin e ka në Azi. Ndërsa Islami i përket Azisë, për Ben Blushin, Krishtërimi është një farë që nuk mund të mbijë në Azi (fq. 82). Herojtë e Ben Blushit në roman thonë që Shqipëria është vend i vogël për shumë fe, gjë që nënkupton se në këtë vend nuk ka vend për muslimanët (fq. 93).

Heroi i Benit lufton për të mbrojtur Kretën greke, Greqinë, Voskopojën dhe do të ndërtojë Perandorinë Bizantine me themel pan - orthodhoksinë greke dhe çati Evropën (fq. 66 - 68). Arianit Komneni është në dashuri të madhe edhe me serbët të cilët me Gjergj Brankoviçin bëjnë komplote për të marrë pushtetin në Kosovë kundër shqiptarëve. Për këtë arsye të dy herojtë ortodoksë të Ben Blushit shkojnë në Stamboll që të ndërtojnë një komplot. Muslimani shqiptar që Arianiti takon në Stamboll është barbari Patrona Halili të cilin autori e tregon që është Lab. Dhe lebërit tregohen si hajdutë, vrasës, barbarë dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 - 76).

Por qendra e qytetërimit që Ben Blushi quan 'shqiptar' është Voskopoja e vlleho - grekëve. Në këto vitet e fundit si pasojë e indoktrinimit vllaho - grek dhe Janullatist në Shqipëri, një numër i madh ortodoksësh, që nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiço Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanë zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehët besojnë ashtu si edhe serbët që duan Kosovën - se Voskopoja është tokë e shenjtë e tyre, të cilën e shkatërruan shqiptarët muslimanë. Ndërsa serbët, Kosovën shqiptare e masakruan dhe e dogjën për 100 vite me radhë, falë besimit të tyre të marrë se Kosova është një Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah është edhe me i rrezikshëm pse ai cënon sigurinë kombëtare në Shqipëri pasi vllehët duan të bëjnë një shtet brenda shtetit dhe Voskopojën e shohin si Jeruzalemin e vllahërisë. Kush ka lexuar gazetën FRATIA që botojnë vllehët e Tiranës me Nasho Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do të shohin sesi vllehët e Tiranës botojnë aty poezi dhe shkrime ku vllehët pretendojnë që shqiptarët kanë qenë barbarë dhe vetëm vllehët e Voskopojës kanë patur qytetërim në Shqipëri (shiko Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Këtë gjë synon të tregojë edhe Ben Blushi në roman e tij. I yshtur siç duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho - grek të Voskopojës, sikur të mos ketë qënë një vendstrehim çobenësh aromunë që jetonin me kuaj dhe me gomerë duke transportuar mallrat e muslimanëve shqiptarë, por sikur të ishte një El Dorado i krishtërimit. Vllehët që edhe sot në Rumani mezi kanë bërë një palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur të ishin më të qytetëruar sesa shqiptarët muslimanë. Në roman Ben Blushi tregon që Voskopoja kërcënohej nga bandat muslimane të Korçës dhe Beratit. Muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që nga Skrapari, Vlora, Korça dhe Berati, Beni i tregon si barbarë. Ndërsa vllehët të cilët në Shqipërinë Osmane kanë patur statusin e evgjitit dhe rronin në gjendje gjysëm të egër, Beni i tregon sikur të ishin britanikë. Kapitulli 23 i romanit të Ben Blushit e tregon Voskopojën sikur të ishte një parajsë e cila ishte kështu vetëm nga që nuk kishte muslimanë.

http://kaltersiashqiptare.com/romani-i-blushit-dhe-ide-vp31588.html

0 Komente:

Template by - ai