21.7.08

Pranga sekretarit të komunës Kelmend, iu gjet kanabis në oborr

Shkodër- Në kuadër të operacionit antikanabis në Shkodër, policia ka vënë në pranga sekretarin e komunës Kelmend nga fshati Nikç. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ai u ndalua, sepse gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur 19 rrënjë bimë kanabis sativa të mblejja në oborr.

“Shtetasi Gjelosh Preldakaj, 50-vjeç, nga fshati Nikç i Kelmendit me detyrë sekretar i komunës Kelmend është shoqëruar në polici”- thanë të njëjtat burime. Sipas tyre, mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Po në të njëjtin aksion policia ka asgjësuar edhe të tjera rrënjë kanabis në banesat e dy shtetasve me të njëjtin mbiemër me atë të sekretarit të komunës.

Mësohet se janë gjetur dhe asgjësuar 28 rrënjë kanabis që kanë qenë në pronën e shtetases Drane Preldakaj, 58-vjeç dhe 188 rrënjë i janë gjetur Vitore Preldakaj, 52-vjeç. “Këto dy shtetase do të hetohen në gjendje të lirë”- thonë burimet policore.

Ndërkohë që sqarohet se operacioni për eleminimin e kultivimiit të kanabis sativës do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Zakonisht në zonën e Shkodrës ka pasur asgjësime, por përgjithësisht pa të ndaluar, pasi bima narkotike rezultonte e kultivuar në ara ose parcela pa pronarë.

0 Komente:

Template by - ai