Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve vend e pa vend dhe një problematikë të agravuar në vite, turizmi po kthehet në sektorin bazë të eksporteve shqiptare. Specialistët e ekonomisë e vlerësojnë si shpresa e së ardhmes për një vend në të cilin borxhet me jashtë po rriten me një shpejtësi të frikshme, në një kohë që të ardhurat nga emigrantët për të parin vit (2007) ranë me 5 për qind. Në këtë rritje të potencialeve turistike të vendit nuk mund të thuhet se kanë ndikuar investimet publike, pasi këto të fundit mbeten të pakta dhe jo më shumë se një vit më parë, në piku e sezonit nuk kishim as energji elektrike. Por problematika e turizmit shqiptar fillon që me akomodimin. Thuajse mungon tërësisht një infrastrukturë e mirëfilltë turistike, ku turistëve të huaj dhe pushuesve vendës t’u sqarohen çmimet dhe kushtet në të cilat ata mund të pushojnë.
Hotelet e klasifikuar
Të gjithë ata që kanë udhëtuar jashtë kufijve për pushime, momenti i parë me njohjen e ofertës bën edhe një prezantim të kushteve dhe çmimeve të hoteleve. Që në ofertën turistike të përcaktohen qartazi kushtet e hotelit sipas një sistemi yjesh, ku sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet të paguash dhe njëkohësisht të përfitosh. Por çfarë mund t’i ofrohet një turisti të huaj, apo vendës, në këtë drejtim. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, kemi gjithsej 28 hotele të klasifikuara, në të gjithë vendin, të cilët kryesisht janë në Tiranë. Një situatë e tillë mbetet e pandryshuar në vite dhe topi hidhet nga një dikaster tek tjetri, pa i dhënë asnjë zgjidhje situatës. Numri i shtretërve që ofrojnë këto 627 hotele në të gjithë vendin, është 22 743.
Dhoma plazhi
Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet), janë më të shumta në numër. Kështu, në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943. Nga të dhënat zyrtare, por edhe nga një vëzhgim i realizuar në këtë fushë nga gazeta, del se pjesa më e madhe e pushuesve akomodohen në njësi johoteliere.
Turizmi regjistron 138 mijë të punësuar
Shifra bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare, duke treguar për një sektor në zhvillim në të cilin investimet publike mbeten të pakta. Në vend operojnë rreth 116 agjenci turistike, por që kanë aktivitet kryesor të tyrin turizmin e shqiptarëve jashtë atdheut. Ndërsa turizmi në vend, realizohet përgjithësisht me prenotime të drejtpërdrejta midis pushuesve dhe njësive akomoduese.
21.7.08
Shqipëria turistike, vetëm me 36 hotele të licencuar
Shkruajtur Nga
Illegal Mind
Ne
9:19 AM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Kaltersia Shqiptare
Postimet e Fundit
Faqe Interesante
01) TiranaLive
02) Zeriyt
03) Direktoria Shqiptare
04) Galeria Shqiptare
05) Chat Muzik Shqip
06) Portokalli Humor Shqip
07) MP3 Shqip
08) Femra Meshkuj
09) Big Brother Albania
10) Shkarko Muzik Klipe
11) Filma Shqip
12) SMS Falas Shqip
13) Horoskopi Shqip
14) Horoskopi Sot
15) Horoskopi Ditor
16) Humor Shqip
17) Fjalor Anglisht Shqip
18) Albania Site
19) Blej Pixel
20) Mp3 Falas
21) G-Bani
02) Zeriyt
03) Direktoria Shqiptare
04) Galeria Shqiptare
05) Chat Muzik Shqip
06) Portokalli Humor Shqip
07) MP3 Shqip
08) Femra Meshkuj
09) Big Brother Albania
10) Shkarko Muzik Klipe
11) Filma Shqip
12) SMS Falas Shqip
13) Horoskopi Shqip
14) Horoskopi Sot
15) Horoskopi Ditor
16) Humor Shqip
17) Fjalor Anglisht Shqip
18) Albania Site
19) Blej Pixel
20) Mp3 Falas
21) G-Bani
0 Komente:
Post a Comment