Në prag të 80-tave, për të parën herë nis të bëj publike kujtimet me të vëllanë. Sapo ka përfunduar një libër për të, një libër me kujtime, me fakte e dokumente, që e boton me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX, ish-kryeministri, i cili u gjet i vrarë në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981. E ka titulluar “Mehmet Shehu, im vëlla”, një botim luksoz të botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”, që të premten do të ketë edhe promovimin. Është rrëfimi i vetëm i tij, pas librave tronditës “Vjeshta e ankthit” dhe “Rrëfim ndaj një varri të zbrazët” të shkrimtarit Bashkim Shehu, djalit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si dhe disa intervistave të Skënderit, djalit tjetër të tij, nga rrethi i ngushtë i tyre familjar. Por Duro nuk ka folur asnjëherë deri më sot në shtyp apo në media të ndryshme për vëllain e tij. Arsyet se pse vendosi të shkruaj në këtë moshë, autori i rrëfen në një botim ekskluziv nga gazeta “Panorama”. “Ky libër është plot me fakte, informacione, dokumente dhe foto interesante për lexuesin. Përmes këtyre, figura e M. Shehut vjen e plotë. Opinioni shqiptar ka qenë i njohur me anën zyrtare dhe të jashtme të kësaj figure komplekse, dhe jo vetëm me këtë, por dhe me atë që artikuloi në formë gojëdhëne për trimërinë dhe ashpërsinë e kësaj figure. Në këtë libër me kujtime dhe vlerësime jozyrtare, faqe pas faqeje zbulohet edhe ana tjetër e një Mehmet Shehu, jo vetëm e luftëtarit të ashpër, por edhe e njeriut shok e besnik, human e vlerësues për njeriun. Do të mjaftonte të përmendnim marrëdhëniet me Petro Markon, shkrimtarin tonë të madh e të shquar, bashkëluftëtar në Luftën e Spanjës apo episodin me Abedin Çiçin, agronomin e shquar”, shprehen botuesit Kujtim e Genti Gjonaj, të cilët për botimin e këtij libri kanë rreth tre muaj që po punojnë. Ajo që i ka tërhequr botuesit ka qenë padyshim figura e Mehmet Shehut, që është një nga figurat më legjendare, më komplekse, por dhe nga më tragjiket e historisë shqiptare. “Një vlerësim krejt origjinal nga ç’ishim mësuar të lexonim apo të dëgjonim më parë hasëm në librin e Piter Lukasit. Misioni amerikan në Shqipëri, ku jo vetëm lufta partizane, por edhe figurat që e drejtuan këtë luftë, trajtohen ndryshe. Duke punuar për këtë libër të Piter Lukasit shumë muaj më parë, mësuam nga bashkëpunëtori i shtëpisë sonë botuese, Xhevdet Shehu, se Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut po përgatiste një libër me kujtime për të. Kaq mjaftonte. Vetë figura e Mehmet Shehut të intrigonte dhe të ngacmonte me tepri për të botuar një libër për të. Kryeministër i Shqipërisë për gati 3 dekada, luftëtar i brigadave internacionaliste në Spanjë, organizator kryesor dhe drejtues i brigadave partizane në Luftën Antifashiste, njeriu legjendë i kësaj lufte, të ngacmonte imagjinatën dhe të bënte ta lexoje librin me një frymë. Student i shkollës së Fullcit – armikut të madh imagjinar të Enverit, por mik i madh i shqiptarëve - ekzekutohet i fundit nga Enveri. Një libër me kujtime nga vëllai i tij, besoj se nuk kishte moment më interesant për shtëpinë tonë botuese”, shtojnë më tej botuesit. Ndërkohë, sipas redaktorit të këtij libri Xhevdet Shehu, në këto kujtime nuk ka hipokrizi dhe shtirje, sikurse ka ndodhur rëndom në shumë libra të viteve të fundit, ku me lehtësinë më të madhe e zeza bëhet e bardhë dhe anasjelltas. Në këtë libër paraqiten me thjeshtësi kujtimet e vëllait për vëllain, me një dashuri të admirueshme, duke evidentuar ato vlera që Mehmet Shehu i kishte në të vërtetë.
Duro Shehu nuk ka qenë asnjëherë në sferat më të larta të partisë dhe shtetit të asaj kohe dhe nuk i mësoi kurrë kulisat e atij sistemi. Ai mundohet që nëpërmjet bisedave që ka bërë kohë pas kohe me vëllain e tij të zhbirojë në të vërtetat e mëdha të atij sistemi dhe të japë portretin e vërtetë të Mehmetit. Mehmet Shehu ishte ai që ishte, një nga burrat më të pushtetshëm, numri dy i padiskutueshëm i regjimit komunist, krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitin 1981. Por, autorit të këtij libri nuk i intereson hierarkia shtetërore dhe partiake, ai hedh në letër plot me mall e dashuri kujtimet për vëllain e tij, ashtu si i ka përjetuar. Arrin dhe në një sërë konkluzionesh... Ndërkohë “Bota Shqiptare” si një shtëpi botuese e veçantë në llojin e vet, ka patur gjithmonë në fokus të krijimtarisë së saj tematikat e historisë shqiptare. Libri i Duro Shehut “Mehmet Shehu, im vëlla”, përkon shumë me drejtimet e kësaj shtëpie botuese dhe ne menduam ta përgatisim për botim. Ky libër zë një vend të rëndësishëm krahas botimeve të tjera si: “Kërkime për Shqipërinë dhe shqiptarët” të William Martin-Likut, “Ç’po bëhet me çështjen çame” të Miranda Vikersit, “Misioni amerikan në Shqipëri” të Piter Lukasit, “Kristoforidhi përmes dokumentimit” të Xhevat Lloshit, “Çështja shqiptare” e autorëve Xhejms Petifer dhe Miranda Vikers, “Gjysmëhëna dhe shqiponja” e George Gawrych e shumë të tjera.
Programi Politik i Mehmet Shehut shkruar më 12 gusht 1942
Mehmet Shehu kishte dëgjuar në burgun e Tiranës, kur u kthye nga lufta e Spanjës mbi krijimin e Partisë Komuniste shqiptare, por programin e saj nuk e dinte, nuk e kishte parë, prandaj duke patur e njohur eksperiencën e luftës antifashiste në Spanjë e në Francë, ai shkroi Skicë programin e tij politik. Ja përmbajtja e Skicë Programit Politik, shkruar në shtëpinë tonë në Çorrush më datë 12 gusht 1942, i njohur si programi politik i Mehmet Shehut:
SKICË PROGRAM POLITIK gusht 1942
I - Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha e huaj, duke dëbuar e duke shkatërruar të gjitha forcat fashiste mbi tokën shqiptare.
II - Themelimi i shtetit të ri shqiptar, Republikë Popullore Shqiptare. E pavarur nga çdo fuqi armike imperialiste, me një kushtetutë demokratike revolucionare, dhe transformimi revolucionar i të gjithë jetës ekonomike, shoqërore, arsimore dhe morale, për t’i çelur popullit shqiptar rrugën e sigurt të emancipimit ekonomik dhe shoqëror të vërtetë dhe të kurdohershëm.
1-Formimin e Qeverisë Popullore Revolucionare në të cilën të përfaqësohen të gjitha shtresat shoqërore të interesuara për zbatimin e këtij programi.
KJO QEVERI DUHET:
a) Të sigurojë zbatimin e plotë dhe të pagabueshëm të këtij programi.
b) Me politikën e saj të brendshme të bazohet në Kushtetutën e Re Revolucionare dhe të sigurojë mbrojtjen e interesave të popullit nga çdo armik i tij.
c) Të ndjekë një politikë të jashtme, e cila do të jetë një politikë paqeje me të gjithë popujt e tjerë. Një politikë e pamvarëshme nga çdo fuqi e huaj armike imperialiste dhe një politikë aleance të ngushtë dhe të sinqertë me Bashkimin Sovjetik.
2) Krijimi i menjëhershëm i Milicisë Popullore të rregullt, e cila të jetë në gjendje të sigurojë me forcën e saj, mbrojtjen e popullit nga çdo qëllim a tentativë kundër revolucionare të armikut të brendshëm dhe të jashtëm.
3) Reformë e përgjithshme arsimore për të çrrënjosur dhe shfarosur çdo gjurmë të kulturës fashiste, duke futur arsimin politik e të përgjithshëm arsimor në mënyrë që të lejohet të dalë nga errësira e analfabetizmit dhe të pajiset me një arsim revolucionar progresiv. Ndihmë materiale nga ana e shtetit për arsimin gratis të të gjithë atyre që e meritojnë. Monopolizimin shtetëror të të gjitha shtypshkronjave dhe radiostacioneve.
4) Reformë shoqërore që t’i lejojë popullit të gëzojë të gjitha liritë demokratike: lirinë e fjalës e të shtypit, lirinë e partive me karakter demokratik, lirinë e grevës. Vënia në zbatim e së drejtës së votimit (të përgjithshëm universal), të barabartë, të drejtë dhe sekret, duke qenë votues çdo nënshtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjet; emancipacioni i gruas shqiptare, duke i lejuar kësaj që të dalë nga errësira e burgut të jetës prapanike, patriarkale dhe feudale dhe të ketë të drejta të barabarta me burrin në çdo sektor të jetës private dhe kolektive, ekonomike dhe shoqërore.
5) Lirimi i përnjëhershëm i të gjithë të burgosurve dhe të internuarve politikë. Amnisti e përgjithshme dhe e gjerë për të gjithë të burgosurit. Anulimi i kodit penal dhe civil fashist dhe rishqyrtimi i të gjithë rasteve të të burgosurve për faje komune, duke u bazuar në Kodin e Ri Penal Civil.
6) Çkatërrim rrënjësor i mbeturinave dhe i gjurmëve të fashizmit mbi tokën shqiptare:
a) Formimi i një burokracie të re demokratike mbi gërmadhat e sistemit burokratik fashist.
b) Burgosja e përgjithshme e të gjithë armiqve të popullit.
c) Krijimi i gjyqit revolucionar të popullit për të gjykuar dhe për të dënuar publikisht të gjithë armiqtë e popullit.
7) Syprimimi i Parlamentit fashist shqiptar dhe mbledhja e Parlamentit të Ri shqiptar i përbërë nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur me votim të përgjithshëm (universal) të barabartë, të drejtpërdrejtë duke qenë votues çdo shtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjetë.
8) Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armikut të huaj mbi tokën shqiptare. Anulimin e të gjithë borxheve shtetërore të huaja. Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armiqve të brendshëm të popullit, të cilët gjatë sundimit zogist dhe fashist në Shqipëri kanë ndihmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për ta futur dhe për ta mbajtur popullin shqiptar nën zgjedhën e fashizmit;
9) Shtetëzimi i të gjithë tokës shqiptare të punuar dhe të papunuar duke ndaluar shitblerjen e tokës.
10) Zbatimi i plotë i reformës agrare, me shpronësimin e bejlerëve dhe të të pasurve të mëdhenj të tokave, pa asnjë shpërblim, dhe me ndarjen e përgjithshme dhe gratis të pjesës më të madhe të këtyre tokave katundarëve të vobektë. (Për ata bejlerë dhe pronarë të mëdhenj tokash që do të kenë bashkëpunuar me popullin për çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj, Reforma agrare nuk do të zbatohet plotësisht).
11) Ndihmë materiale nga ana e shtetit për kolektivizimin bujqësor vullnetar, pa ushtruar asnjë presion ose detyrim mbi katundarët, ndihmë me mjete bujqësore, kafshë të racës, farëra të zgjedhura, kredi me kondita të favorshme, zbritje taksash etj. Krijimi i fermave model shtetërore. Krijim i kooperativave shtetërore.
12) Syprimimi i të gjitha bankave private dhe krijimi i bankës shtetërore, për t’i çelur kredi popullit me kondita shumë të favorshme.
13) Marrje masash të përgjithshme ekonomike nga ana e shtetit, duke pasur për qëllim respektimin e pasurive private dhe njëkohësisht bërjen të pamundur të grumbullimit të pasurisë me duart e një pakice personash, për të çliruar popullin nga kthetrat e uzurës (fajdesë) njëherë e përgjithmonë dhe për t’i çelur popullit rrugën e vërtetë të emancipacionit ekonomik dhe të mirëqenies së kurdohershme.
14) Zbatim 8 (tetë) orë punë në ditë.
15) Respekt dhe garanci mbrojtjeje nga shteti i ndjenjave shpirtërore të popullit: - fesë dhe zakoneve. Ushtrimi fetar do të konsiderohet i lirë dhe vullnetar, personal; çdo fetar duke patur të drejta dhe detyra të barabarta me çdo nënshtetas tjetër shqiptar.
16) Sigurimi nga ana e shtetit i industrializimit të vendit, bonifikimit etj.
17) Sigurimi nga ana e shtetit (Proletarëve), mbrojtjen e të gjithë jetës së punëtorëve e pensionit, e lejes së paguar, gjymtimit, shërimit, nga shteti etj.
18) Kujdesi nga ana e shtetit për zhvillimin mendor, fizik e moral të rinisë.
19) Rishqyrtimi i problemeve të minoriteteve duke e zgjidhur këtë problem me rëndësi paqësisht sipas principit të respektit të së drejtës të vetë ndërrimit të popujve.
Ky program nuk mori formë dhe nuk u zbatua për arsye të zhvillimeve historike si në Shqipëri, ashtu edhe në botë. Duke qenë se ai ishte me tipare revolucionare borgjeze, pikërisht këtu qëndronte thelbi i mospërqasjes së tij me realitetin e atëhershëm të shqiptarëve. Në atë kohë në Shqipëri mungonte një borgjezi e zhvilluar nacionaliste përparimtare. Kjo ishte pengesa kryesore, gjithashtu edhe ajo pakicë borgjeze me tipare feudale që ekzistonte u hodh në anën okupatorëve, duke krijuar edhe forca të armatosura, të cilat bënë krime, luftuan me armë në dorë kundër forcave çlirimtare. Kjo e bindi Mehmet Shehun që projekti i tij ishte shumë i avancuar për kohën dhe duhej mbështetur programi i Partisë Komuniste Shqiptare. Unë e solla këtu të plotë këtë program për të kuptuar botëkuptimin në atë kohë të Mehmetit, i cili ishte 29 vjeç, por megjithatë shumë i pjekur për të gjykuar e menduar thellë dhe me shqetësim mbi hallet e popullit e të vendit.
“Mehmeti nuk donte që unë të shkruaja për të”
Në një moshë të thyer, kur po mbush të 80-at, po ulem të bëj një nga detyrat më të vështira të jetës sime: të shkruaj kujtimet e mija për Mehmet Shehun, vëllain tim të shtrenjtë që përshkoi një jetë të lavdishme si luftëtar dhe burrë shteti.
Duro Shehu
Do të përpiqem të jap portretin e tim vëllai që nga dita e lindjes së tij, siç më kanë rrëfyer babai, nëna dhe ashtu si e kam njohur unë deri ditën që ai mbylli sytë në natën tragjike të 17 dhjetorit të vitit 1981. Kujtimet për Mehmet Shehun do t’i shkruaj në bazë të tregimeve të babait, nënës dhe kujtimeve personale, të paktën nga viti 1935-1936 kur isha 7-8 vjeç dhe sidomos sipas mbresave që nga 10 gushti 1942, kur Mehmet Shehu u kthye nga Lufta e Spanjës dhe filloi luftën për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj dhe tradhtarët e brendshëm të vendit deri ditën që e vranë më 17 dhjetor 1981. Këto kujtime do t’i shkruaj si vëlla dhe si bashkëluftëtar i tij qysh në moshën 14-vjeçare, kur unë mora pjesë në luftë, fillimisht në çetën e fshatit, në çetën Plakë të Mallakastrës, në Brigadën e Parë Sulmuese dhe deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë më 29 nëntor 1944. Më pas unë kam qenë kuadër i ushtrisë popullore për afro 40 vjet deri ditën e vrasjes së Mehmet Shehut, kur dhe mua si vëllai i tij, me porosi direkte të Enver Hoxhës, më përjashtuan nga partia, nga ushtria, fillimisht më internuan dhe pastaj më burgosën në burgun e zi të Burrelit, ndërsa familjen ma shkatërruan. Po e them që në fillim se për Mehmet Shehun, kur ai ishte gjallë, nuk kam shkruar asnjë rresht, jo sepse nuk dija të shkruaja dhe nuk kisha ç’të shkruaja, por nuk doja të prononcohesha edhe për faktin se Mehmet Shehu ishte burrë parimor dhe vetë ai nuk donte të shkruaje për të. Mehmet Shehun e nderonte dhe e lavdëronte vetë jeta, puna, lufta dhe veprat e tij si luftëtar, revolucionar, burrë shteti dhe atdhetar që kur lindi dhe deri sa e vranë. Por ja që erdhi koha që duhet ta them edhe unë fjalën time për Mehmet Shehun pas gjithë asaj balte që i hodhi Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, për luftën e tij, për popullin, për vendlindjen time, për pleqtë dhe plakat, për nënat dhe baballarët e Çorrushit, për dëshmorët e fshatit në luftën nacional-çlirimtare, për luftën e Mallakastrës, për veteranët e luftës nacional-çlirimtare, për Brigadën e Parë dhe heronjtë e popullit të dalë nga radhët e saj: Tuk Jakovën, Muhamet Prodanin, Hekuran Pobratin, për borizanin legjendar Haki Kapajn, për Sejfulla Malëshovën e për sa e sa shokë, miq e bashkëluftëtarë të tim vëllai...
http://kaltersiashqiptare.com/rrefehet-per-here-te-pare-vellai-i-mehmet-shehut-vt5428.html
About Me
Postimet e Fundit
Temat
28.6.08
Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut
Feja E Shqiptarëve Ndër Shekuj
Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Në Shqipëri, Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jerusalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se në Durres, në vitin 58 ka patur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durresit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime te vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne Pogradec e gjetkë.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Në shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstandin ,u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotë i në Krishtërizëm në territoret ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “Besoj ne nje Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore.Tipi i këtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë
http://kaltersiashqiptare.com/feja-e-shqiptareve-nder-shekuj-vt4955.html
Pengu Im, Intervista E Patransmetuar Me "Nënë Terezën”
Ka më se 30 vjet që punon në fushën e informacionit, punë të cilën e bën me pasion ende sot që numëron 57 vite jetë. Fillesat e saj në
këtë profesion kanë qenë krejt të rastësishme, sepse rruga që kishte zgjedhur, ishte një tjetër. Mësuesja, e cila për rreth 4 vjet dha dije në shkollën e mesme të Fushë-Arrëzit, në rrethin e Pukës, shpjet do të gjendej në ekranet e të gjithë shqiptarëve, ku çdo natë do të prezantonte edicionin kryesor të lajmeve. Në këtë intervistë për "Summer Pages" do të zbuloni se kush është "zonja e lajmeve" Tefta Radi, si hyri ajo në botën e radios dhe televizionit, jeta e saj në Fushë-Arrëz dhe takimi me bashkëshortin e saj, Françesk Radi, familja, eksperiencat më të bukura në fushën e gazetarisë, dashurinë e saj për radion dhe atë çka mendon ajo për folëset e lajmeve që sot transmetojnë edicionet informative.
Jeni një personalitet i botës së lajmeve, por si kanë qenë fillimet tuaja si folëse?
Fillesat e mia kanë qenë në Radio Tirana. Hyrja aty ka qenë krejt e rastësishme. Pasi mbarova studimet në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, u caktova të punoja në mësuesi në Fushë-Arrëz, në shkollën e mesme. Një kolegu im më pas, Jani Duri realizonte atëherë emisionet për rininë dhe iu duk interesant zëri im, nga intervistat me mësueset e reja, dhe më ftoi të bëja një provë në Radio Tirana. Ideja e Jani Durit nuk ishte thënia e parë për mua. Një bashkëstudent i imi, Arben Xoxa, të cilit i pëlqente diksioni im, më kishte rekomanduar për në radio, por unë kisha qëndruar indiferente deri në atë kohë. Kështu, Jani u bë shtysë, erdha dhe provova. Në Radio Tirana, në vitin 1979 bëhej një konkurs i madh në shkallë kombëtare. Dhe ishte pikërisht aty që unë fitova. Kjo u bë shtysë që unë u shpërngula nga rrethi i Pukës, ku punoja si mësuese dhe përfundimisht erdha në Tiranë pas 4 vjet e gjysmë pune në mësuesi. Menjëherë kur erdha, më besuan lajmet dhe aty gjeta edhe mbështetjen e ndihmën e folësve të mëdhenj me shumë eksperiencë, si Vera Zheji, Kiço Potiadhi, Viron Mati, Elsa Xhaja, etj. Ajo që më karakterizonte ishte gjakftohtësia dhe një lloj sigurie. Në përgjithësi, nuk para kam gabuar shumë. Pas radios, një vit më pas fillova në televizion.
Cili është ndryshimi mes radios dhe televizionit?
Mikrofoni në radio është një shkollë e madhe, sepse të zhdërvjelltëson në të folur, ndihesh më mirë dhe më e sigurt, pasuron leksikun e të folurit, sepse ke nevojë për sa më shumë fjalë, ndërsa në ekran flet vetë figura. Për 6-7 vjet kam punuar paralelisht në radio dhe në televizion. Edhe sot e adhuroj radion dhe më duket mjaft e këndshme e komode, sepse nuk duhet të preokupohesh se si janë flokët, si është veshja, si jam shpirtërisht dhe a e reflektoj botën time të brendshme.
Duke qenë se pohuat që nuk e kishit menduar botën e lajmeve, çfarë kishit menduar për të ardhmen tuaj?
U diplomova për mësuesi, një profesion që e kisha edhe me pasion. Kam punuar në rrethin e Pukës, në Fushë-Arrëz. Malësorët e asaj ane janë njerëz mjaft besnikë, që nëse di t’i respektosh dhe të sillesh me ta, ata të vlerësojnë dhe dinë të të japin vendin që meriton. Më kujtohet ajo rakia e butë... Unë vetë jam nga një vend i rakisë, sepse babanë e kam nga Leskoviku dhe në shtëpinë time pihej shumë rakia dhe vera. Megjithatë nuk e mësova rakinë në shtëpinë time, por më pëlqeu ajo e Fushë-Arrëzit. Një raki e butë, 17 gradë, nga ato "të regjurat", siç i quanin ata. Kam kaluar shumë mirë mes shoqeve nga Tirana, por dhe nga Dropulli, Korça, Shkodra etj.
Në momentin që keni mbaruar shkollën në Tiranë, a keni qenë dakord ju ose familja juaj për t’u larguar për në Fushë-Arrëz?
Unë nuk kam protestuar fare, por babait tim, duke qenë se unë isha vajzë e vetme mes 3 djemve, nuk i erdhi mirë largimi deri në Pukë. Si natyrë, ai ka qenë paksa konservator, ndoshta me aksionet ishte mësuar sepse ishin paksa më pranë, ndërsa kur u largova për në Pukë, ishte një shkëputje e madhe, të cilën nuk e priti mirë; gjithsesi nuk pati ndonjë problem.
Ju jeni një ikonë e Televizionit Shqiptar, a ka qenë e vështirë në atë kohë për të qenë folëse?
Ajo që më ka dalluar nga shumë folës të tjerë, ka qenë se që ditën e parë unë kam qenë dhe gazetare, edhe folëse. Kam bërë një punë intensive, nuk e kam ndarë kurrë terrenin nga ekrani. Më është dashur p.sh, të kthehem nga Korça, ku kam bërë një reportazh dhe në orën 20 kam qenë në studion e lajmeve. Kjo, edhe pse unë kam qenë nënë dhe kam dy fëmijë. Fëmijët e mi janë rritur "me çelës në qafë" dhe ajo që më ka mbetur peng, ka qenë që nuk u kam vënë përpara një pjatë supë të ngrohtë me dorën time. Gjithsesi, unë e kam dashuruar televizionin dhe e konsideroj një magji. Kam punuar prej 30 vjetësh në departamentin e informacionit dhe e kam filluar punën që në 5 të mëngjesit, me edicionin e shkurtër, "Ju flet Tirana". Kur mendoj se si kam arritur ta bëj duke pasur parasysh dhe kushtet e vështira, mënyrën e të jetuarit; p.sh, unë kam jetuar për një farë kohe, 4 familje me një tualet, me një dhomë të vogël, me dy fëmijë; ende habitem.
Si ishte të punoje në televizion gjatë diktaturës?
Të punoje atë kohë në televizion, ishte një privilegj. Kishte njerëz që kishin "cene" dhe merreshin në televizion, sepse iu duhej zëri. Vera Zheji, kishte "cen" në biografi, por ishte një ndër personalitetet më të mëdha dhe me një kulturë të pamat; i madhi Haki Bejleri, një folës brilant, një poliglot, Kiço Fotiadhi, gjithashtu kishte një cen në biografi. Edhe unë gjithashtu, kur jam futur e kisha një "cen". Babain i kisha të përjashtuar nga Partia me një grup ushtarak në 1974, si dhe një hallë të arratisur në Australi. E megjithatë nuk hezituan të më merrnin për shkak të zërit. Në atë kohë, diktatura dinte të shfrytëzonte çdo gjë, e sidomos zërat radiofonikë. Mund të them që në kohën e diktaturës, rrethanat ishin shumë të ndryshme, duhej që gjatë intervistave të zbatoheshin disa rregulla; p.sh, ne vetë duhej të kishim një veshje serioze në ekran, por dhe personazhet nuk duhej t’i vendosnim gjatë intervistave në një mur të palyer, ose të kishin flokë të gjata, farfurite, etj. Nuk dua ta konsideroj veten si të persekutuar, në atë kohë të punoje në Televizionin Shqiptar ishte një nder, një privilegj dhe unë jam krenare.
Në eksperiencën tuaj të gjatë, a keni realizuar ndonjë intervistë me një personazh të cilin e mbani mend ende?
Unë kam bërë intervistën e parë me Nënë Terezën. Nuk është thënë kurrë që Nënë Tereza ka ardhur në Shqipëri në kohën e diktaturës, por ka ndodhur. Dhe unë i kam bërë asaj intervistën e parë, në gusht të vitit 1989. Të them të drejtën, isha e re dhe kisha dëgjuar të flitej shumë dhe unë kisha krijuar atë imazhin tim për të. Nga natyra vishem gjithmonë sport sepse ndihem mirë. Por atë ditë që kam vajtur tek ajo, kisha veshur një fustan rozë, që e mbaja për një rast të veçantë, kisha bërë pak tualet, ndoshta më shumë seç duhej, si dhe kisha veshur dhe një palë sandale me taka. Mendova t’i dukesha e bukur. Por, kur kam parë Nënë Terezën, m’u duk diçka e tepërt dhe në vetvete nuk u ndjeva mirë. Ajo ishte një shenjtore, një nobeliste e vërtetë. Mënyra e të shikuarit, buzëqeshja, mënyra e të folurit më bëri të ndjeja vërtet shumë emocion. Ishte një intervistë e bukur, por që fatkeqësisht nuk u transmetua kurrë.
Cilat ishin arsyet e mostransmetimit të saj?
Siç kam mësuar unë më pas, duke qenë diktaturë, e vetmja arsye që nuk u transmetua ishte shprehja e përdorur prej saj, "I lutem Zotit". Natyrisht, ajo ishte një njeri i Zotit dhe nuk kishte si të mos përmendte shprehjen "I lutem Zotit për Shqipërinë". Edhe pse ne u përpoqëm që ta cungonim atë intervistë duke i hequr shprehjet fetare, nuk mund të bëhej. Dhe kjo ishte arsyeja përse kjo intervistë nuk u transmetua. Unë kam mbetur shumë e rënduar shpirtërisht dhe nuk kam pasur kurrë kurajën edhe kur ajo ka ardhur sërish në Shqipëri, t’i dilja përpara. Ndihesha fajtore dhe pse nuk ishte faji im.~
Sot në krahasim me dje, si mendoni, kanë ndryshuar folëset e lajmeve?
Koha ka ndryshuar, jeta ka tjetër ritëm, gjithashtu dhe mënyra e të folurit ka një tjetër ritëm. Dhe ne, në krahasim me brezin paraardhës kishim ndryshim, kishim një të folur ndryshe. Sot, ndoshta nuk ekziston ajo ana deklamative, klasicizmi, ndoshta kjo e ndikuar dhe nga sistemi. Megjithatë, folësit duhet të kenë disa parametra, një ndër më kryesorët është një zë radiofonik. Gjithsesi duhet një qëndrim më statik, jo shumë i lëvizur, jo shumë gjestikulacione. Lajmi është lajm dhe njerëzit duan të mësojnë lajmin, e jo të shikojnë të përdridhesh në ekran. Duhet një veshje serioze, e cila tregon më shumë besueshmëri tek shikuesit. Gjithashtu, duhet të kenë një moshë të pranueshme për ekranin, sepse po të shikosh dhe televizionet në botë, nuk kanë folës nën moshën 40 vjeç në edicionet qendrore. Kjo sepse, një figurë në atë moshë të imponon një siguri, besueshmëri, ka një zë më të pjekur, ka një tjetër prezencë në ekran, si dhe një kulturë dhe një provojë jetësore. Ndërkohë që më të rinjtë edhe në botë, i përdorin për një ndonjë emision "flash" paradite. Të rinjtë, të cilët nuk janë formuar, nuk mund të të imponojnë atë besueshmëri. Për moshën e re sot, mendoj se ata nuk kanë dhe shumë shpirtin e sakrificës. Ata kanë rrethana shumë më lehtësuese, një mundësi shumë më të madhe të marrjes së informacionit dhe të pasurimit të bagazhit nëpërmjet rrjetit elektronik, etj. Po nuk dua t’i përgjithësoj, sepse ka të rinj që janë gazetarë shumë të mirë e që riskojnë shumë, bëjnë gazetari dhe e bëjnë atë shumë mirë.
Si jeni njohur me bashkëshortin tuaj?
Pikënisja ka qenë në Fushë-Arrëz. Për mua, ishte një emër që e njihja nga këngët e tij. Kishim dëgjuar këngët e para të Françeskut, si "Adresa", "Biçikleta", që na bënin shumë përshtypje; atëherë ishin vitet e liberalizimit, vitet 1972. Një liberalizim të cilit iu pre rruga. Edhe Françesku, nga Festivali i 11-të në RTSH, mori një lloj dënimi, ku e zhvendosën në Pukë. Aty ka qenë dhe momenti i njohjes. Dhe që prej vitit 1975, kur unë jam vendosur në Fushë-Arrëz e deri tani, thuajse 33 vjet ne jemi së bashku. Kemi qenë të dy të fushës së artit dhe e kemi kuptuar shumë mirë njëri-tjetrin, qoftë ai për gazetarinë, qoftë dhe unë për koncertet. Më vjen shumë keq për Frankon, që në vitet më të mira të krijimtarisë së tij, nuk mundi të krijojë, sepse ishte hequr e drejta e krijimtarisë. Gjithsesi janë gjëra të kaluara tashmë dhe ne e jetojmë jetën në mënyrë shumë optimiste.
Po marrëdhënia me fëmijët?
Vajzën e kam të martuar dhe jeton në Gjermani, kam dhe një mbesë të mrekullueshme, Vanesën 3-vjeçare, për të cilën më merr malli shumë. Ndërsa djalin e kam student. Mund të them që është shumë kënaqësi të jesh gjyshe; mirë do të ishte që mbesën ta kisha pak më pranë, sepse si thotë populli, ato janë "mjalti i mjalteve". Të jesh gjyshe në moshë të re, është edhe më bukur, sepse i shijon gjërat më shumë. Më kujtohet një episod. Babai im ngrihej çdo ditë në mëngjes dhe vinte nga rruga "Bardhyl" në Tiranë të Re që të pinte kafen me mua, si dhe të shikonte e përkëdhelte fëmijët e mi.
http://kaltersiashqiptare.com/pengu-im-intervista-e-patransmetuar-me-nene-terezen-vp31586.html
Kaltersia Shqiptare
Postimet e Fundit
Faqe Interesante
02) Zeriyt
03) Direktoria Shqiptare
04) Galeria Shqiptare
05) Chat Muzik Shqip
06) Portokalli Humor Shqip
07) MP3 Shqip
08) Femra Meshkuj
09) Big Brother Albania
10) Shkarko Muzik Klipe
11) Filma Shqip
12) SMS Falas Shqip
13) Horoskopi Shqip
14) Horoskopi Sot
15) Horoskopi Ditor
16) Humor Shqip
17) Fjalor Anglisht Shqip
18) Albania Site
19) Blej Pixel
20) Mp3 Falas
21) G-Bani