Në një intervistë të dhënë për mediat kroate, Bariç ka thënë gjithashtu se trajnerët kroatë që kanë punuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e këtij sporti në vendin tonë. Shqipëria, sipas Bariçit, është vendi i ëndrrave. “Trajnerët nga Kroacia kanë ndihmuar në përmirësimin e futbollit në Shqipëri dhe për këtë arsye vlerësohemi shumë në këtë vend. Në Shqipëri ka shumë futbollistë të talentuar dhe për këtë arsye, klubet elitare aty kërkojnë trajnerë të huaj për të drejtuar skuadrat e tyre, - ka deklaruar Bariç për ‘24sata.hr’. - Klubet në Shqipëri ofrojnë një rrogë vjetore deri në 150 mijë euro për trajnerët e tyre, duke mundësuar kushte fenomenale, jo vetëm financiarisht, por edhe në aspekte të tjera. Nga eksperienca ime mund të them se një trajner i huaj atje ka liri veprimi të plotë dhe kjo nuk është pak. Për këtë arsye atje trajnerët kroatë janë në modë. Unë mendoj se Shqipëria është një mundësi shumë e mirë për ta”. Bariç është larguar nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare në fund të vitit 2007. Kroati përfitoi 300 mijë euro për një edicion kualifikues të Kombëtares së Shqipërisë. Ai i ka bërë komentet në kohën kur trajneri i skuadrës së Rijekës, Zlatko Daliç, ishte kandidat për t’u bërë trajner i skuadrës kampione të Shqipërisë, Dinamos. Ky i fundit ka konfirmuar kontaktet me blutë, që ndërkohë kanë sjellë një trajner argjentinas. “Do të kisha shkuar atje nëse nuk do të kisha pasur disa motive shumë të forta familjare. Si të mos shkoj atje kur më ofruan trefish më shumë se sa paga që merrja te Rijeka. Situata financiare në Shqipëri është dukshëm më e mirë se këtu. Në rrethana të tjera do të kisha shkuar atje, sepse edhe presidenti i skuadrës ka qenë në Kroaci për të biseduar me mua”, ka thënë Daliç. Në të kaluarën, klubi i Dinamos është drejtuar nga dy kroatë të tjerë: Luka Bonaçiç dhe Ivan Kataliniç. Edhe Flamurtari drejtohet aktualisht nga kroati Slavko Kovaçiç, ndihmësi i Oto Bariçit gjatë kohës që ky i fundit drejtonte përfaqësuesen shqiptare. Skuadra rivale e Dinamos, Tirana, pak ditë më parë ka emëruar në krye të pankinës së saj ish-trajnerin e përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës, Blazh Slishkoviçin.
About Me
Postimet e Fundit
Temat
8.7.08
Në cilën moshë duhet të përdorin fëmijët celularin, kompjuterin dhe internetin
Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. New York Times ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë."
Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.
Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon.
Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj.
Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte.
Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në Windows. Scratch i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme.
Mosha 12 vjeç e lart edhe pse bëhen më "përtacë" për t'u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri.
Në fakt celularët janë më shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj.
T'i japësh një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t'i largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t'iu drejtuar universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.
Nëse ai do të ishte gjallë sot Piaget patjetër që do t'i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë. Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës.
Rreziku i dëmtimit nga rrezet e celularëve
Shumë Organizata përfshirë industrinë e telefonave celularë zvogëlonin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e celularëve. Rezultate studimi në terma të shkurtër janë përdorur për të bindur konsumatorët se përdorimi i një telefoni celular nuk është i shoqëruar me një tumor në tru ose kancer, që zhvillohen vetëm dhjetë vjet pas ekspozimit. Për të qenë të plotë, asnjë nuk e njeh ekzaktësisht sa dëme mund të provokojë një telefon celular. Studimi tregon sa i rrezikshëm është rrezatimi i celularëve. Personat duhet të evitojnë përdorimin e tyre. Edhe pse deri tani asnjë nuk ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë. Pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin, të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë. Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë.Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.
Rrezatimi i celularit mbi njeriun
Për sistemin GSM (sistemi i sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz. Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 W. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 W/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 W/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 W/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës. Ne vitin 1968 është arritur në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 W/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite më parë, kjo doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 W/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.
Doktori “600 mijë dollare”, pranga kirurgut Kastriot Dautaj
Për nga shuma e parave që është në emër të familjes së tij, mund të klasifikohet si një nga më të pasurit në Shqipëri. Madje emri i tij do të renditej ndër tre të parët. Kjo pasi në llogarinë bankare me emrin e profesor Kastriot Dautajt llogariten 634.066 dollarë. Por jo vetëm kaq, doktori urolog që punonte deri dje në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, tashmë ndodhet pas hekurave. Akuza që mban mbi supe mjeku i veshkave është ajo e korrupsionit dhe e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se pas një hetimi disajavor të prokurorëve të Tiranës, dje është finalizuar më në fund edhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, arrestimi i doktorit të veshkave pasi merrte para për operacionet.
Hetimi
Drejtoria Kundër Krimit Financiar ka nisur menjëherë hetimin pas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave. Ky institucion i cili verifikon pasuritë e të gjithë punonjësve të administratës ka hedhur dyshime për pasurinë e luajtshme të Kastriot Dautaj. Pas verifikimeve është mësuar se ky i fundit ushtronte profesionin e mjekut urolog në pavijonin e Urologjisë pranë QSUT-së në Tiranë. Sipas njoftimit të prokurorisë, mësohet se ai kishte një depozitë të konsiderueshme në cash në një nga bankat e nivelit të dytë, që kapte shifrën e 268.247 dollarë. Dautaj kishte deklaruar si burim të ardhurash ushtrimin e profesionit të tij si mjek dhe si pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë "M. Petrela", Tiranë. Po kështu, pas verifikimeve te një tjetër llogari rrjedhëse në të njëjtën bankë, i dyshuari Kastriot Dautaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë një llogari rrjedhëse në një shumë tjetër të konsiderueshme, 365.819 USD. Nga verifikimet e kryera pranë organeve tatimore ka dalë se kirurgu nuk ka qenë i regjistruar për ushtrimin e ndonjë aktiviteti privat ligjor fitimprurës në territorin e Shqipërisë.
Provat
Pas provave të sjella nga prokuroria, Gjykata e Tiranës ka vendosur përgjimin e bisedave telefonike të të dyshuarit Kastriot Dautaj. Po kështu organi i akuzës ka autorizuar përgjimin e komunikimeve ambientale në vende publike, si dhe vëzhgimet dhe filmimet e fshehta policore. Nga të gjitha këto veprime hetimore, dje rreth orës 12:00 është bërë kapja në flagrancë e Kastriot Dautajt, duke marrë një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj pas kryerjes së një operacioni. Pacientja e operuar ka qenë Luljeta Hoxha dhe pas përfundimit të operacionit, i ati i saj, Ibrahim Hoxha, i ka dhënë mjekut Dautaj shumën e parave. Në momentin e arrestimit mjekut Dautaj i është sekuestruar edhe shuma prej 50 mijë lekësh të rinj, të cilën sapo e kishte marrë. Sipas njoftimit për shtyp, mësohet se përveç rastit të kapjes në flagrancë, nga hetimi janë evidentuar dhe provuar edhe gjashtë raste të tjera ku mjeku Kastriot Dautaj ka pranuar dhe marrë shuma të ndryshme parash nga të afërm të pacienteve që ndiqeshin prej tij.
Fakte nga ngjarja
¨ Kastriot Dautaj punonte si mjek urolog në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
¨ Ai kishte në llogarinë bankare në një nga bankat të nivelit dytësor në kryeqytet, një shumë parash që kapte shifrën 600 mijë dollarë.
¨ Drejtoria Kundër Pastrimit të Parave ka raportuar në Policinë e Shtetit për verifikimi e pasurisë së mjekut kirurg.
¨ Nga hetimet edhe të prokurorisë rezultoi se urologu nuk e justifikonte shumën e mbledhur me pagat e familjes.
¨ Akuza kërkoi përgjimin e telefonit të tij si dhe përgjime ambientale.
¨ Dautaj u arrestua teksa po i merrte 50 mijë lekë të rinj prindit të pacientes së sapo operuar.
KODI PENAL /Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Kërkimi ose marrja drejtpërdrejtë ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt ose një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 2 - 8 vjet dhe me gjobë nga 500 000 - 3 000 000 lekë.
Më në fund dënohet një mjeke për vdekje
KORÇE - Gjykata e Korçës ka shpallur fajtore disa javë më parë, mjeken pediatre Zhaneta Babliku. Ajo u akuzua nga prindërit e një foshnjeje për mjekim të pakujdesshëm, e për këtë është dënuar me 150 mijë lekë gjobë. Pas një maratone seancash në gjykatë kanë qenë ekspertë të ndryshëm që janë thirrur për të dëshmuar për këtë rast. Mjekja Zhaneta Babliku, sipas organit të drejtësisë, ka rezultuar fajtore për vdekjen e foshnjës 1-vjeçare K.Ll, pasi nga ana e ekspertizave mjeko-ligjore mund të ndërhynte në kohë për të shpëtuar foshnjën.
Kaltersia Shqiptare
Postimet e Fundit
Faqe Interesante
02) Zeriyt
03) Direktoria Shqiptare
04) Galeria Shqiptare
05) Chat Muzik Shqip
06) Portokalli Humor Shqip
07) MP3 Shqip
08) Femra Meshkuj
09) Big Brother Albania
10) Shkarko Muzik Klipe
11) Filma Shqip
12) SMS Falas Shqip
13) Horoskopi Shqip
14) Horoskopi Sot
15) Horoskopi Ditor
16) Humor Shqip
17) Fjalor Anglisht Shqip
18) Albania Site
19) Blej Pixel
20) Mp3 Falas
21) G-Bani