12.7.08

Abuzimet e mjekeve, rastet më skandaloze në historine e mjekësisë botërore

Në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje të panevojshme në vit. Sidoqoftë, përcaktimi i gabimeve mjekësore është subjekt debati, pasi ka shumë gabime, nga ato të voglat e deri tek më të rëndat. Gabimet mjekësore i atribuohen mjekëve të paeksperiencë, procedurave të reja, kompleksitetit të shërbimit mjekësore dhe urgjencës. Mungesa e komunikimit të duhur mund të jetë një arsye tjetër për gabime shëndetësore.

Disa prej gabimeve mund të jenë të riparueshëm, por ka dhe raste fatale. Në një spital në SHBA, brenda një viti, kirurgët kishin kryer tre ndërhyrje në anën e gabuar të trurit. Një spital në Providencë, SHBA është dënuar me 50 mijë dollarë nga Departamenti i Shëndetit pasi doktorët kanë operuar për të tretën herë, anën e gabuar të trurit të pacientëve, brenda një viti. Edhe pse truri i pacientes kullonte gjak nga ana e majtë, kirurgët e kanë operuar nga ana e djathtë. Menjëherë, stafi i spitalit e ka zbuluar gabimin dhe e mbylli gabimin e parë me një të qepur. Por ky gabim ishte i treti brenda vitit, duke përfshirë këtu një operacion të plotë truri të kryer në anën e gabuar të trurit, si dhe një rast tjetër të ngjashëm. Në një rast tjetër, mjekja i ka hequr pacientes vezoren e gabuar. Amy C. Miller, një grua amerikane, u vë në qendër të mediave në vitin 2006 pasi doktorët i hoqën asaj vezoren e gabuar. 32-vjeçarja kërkoi më shumë se 750 mijë dollarë kompensim në padinë e saj ndaj doktoreshës Carolyn Johnson, e specializuar në obstetri dhe gjinekologji. "Mendoja se ishte vezorja e duhur për t'u hequr. Nuk kam shpjegim tjetër për atë që ndodhi. Bëra një gabim", ka dëshmuar mjekja në seancën gjyqësore. Ndërkohë, avokatët e mbrojtën mjeken me pretendimin se ky gabim nuk e ndryshoi aspak rrjedhën e kurimit të Miller, pasi në ato rrethana do vinte një kohë, kur ajo vezore do duhej hequr. Por ka dhe raste, kur mjekët kanë harruar gërshërët në trupin e pacientit. 18 muaj pas një operacioni në shtyllën kurrizore, një grua 69-vjeçare në Sidnei zbuloi se kirurgët kishin lënë një palë gërshërë në barkun e saj. Pat Skinner u tha reporterëve se ajo e kishte zbuluar me anë të rrezeve iks, vetëm pas një viti e gjysmë se gërshërët ndodheshin në bark. "Nuk mund ta besoja atë që po shikoja. Ishte e tmerrshme të shikoja gërshërët aty", tha ajo. Edhe pse ngjarja u raportua dhe u bë publike në media, ekipi që kreu operacionin nuk mori asnjë masë ndëshkimore.

Operacioni i gabuar
Në spitalin e Uashingtonit "Washington Hospital Center" në vitin 1999 plasi një skandal i madh, i cili shkaktoi nisjen e hetimeve për mjekët. Një kirurg i zëvendësoi këllkun e gabuar një pacienti. Zyrtarët e spitalit në atë kohë, nuk pranuan ta identifikojnë kirurgun që bëri gabimin e rëndë apo emrin e pacientit, por thanë se kostoja e procedurës së radhës do paguhej nga spitali. "Mjeku e kuptoi menjëherë gabimin në fund të procedurës dhe menjëherë lajmëroi familjen për atë që kishte ndodhur", u shprehën autoritetet e spitalit.

S'dallon të majtën nga e djathta
Një spital në Providencë, SHBA ëshët dënuar me 50 mijë dollarë nga Departamenti i Shëndetit pasi doktorët kanë operuar për të tretën herë, anën e gabuar të trurit të pacientëve, brenda një viti. Edhe pse truri i pacientes kullonte gjak nga ana e majtë, kirurgët e kanë operuar nga ana e djathtë. Menjëherë, stafi i spitalit e ka zbuluar gabimin dhe e mbylli gabimin e parë me një të qepur. Por ky gabim ishte i treti brenda vitit, duke përfshirë këtu një operacion të plotë truri të kryer në anën e gabuar të trurit, si dhe një rast tjetër të ngjashëm.

Vezorja e gabuar
Amy C. Miller, një grua amerikane, u vë në qendër të mediave në vitin 2006 pasi doktorët i hoqën asaj vezoren e gabuar. 32-vjeçarja kërkoi më shumë se 750 mijë dollarë kompensim në padinë e saj ndaj doktoreshës Carolyn Johnson, e specializuar në obstetri dhe gjinekologji. "Mendoja se ishte vezorja e duhur për t'u hequr. Nuk kam shpjegim tjetër për atë që ndodhi. Bëra një gabim", ka dëshmuar mjekja në seancën gjyqësore. Ndërkohë, avokatët e mbrojtën mjeken me pretendimin se ky gabim nuk e ndryshoi aspak rrjedhën e kurimit të Miller, pasi në ato rrethana do vinte një kohë, kur ajo vezore do duhej hequr.

Doktorët heqin veshkën e shëndoshë
Spitali i madh "Twin Cities Hospital" ka pranuar një gabim tragjik mjekësor, kur doktorët i kanë hequr një pacienti veshkën e gabuar. Mjekët po i hiqnin pacientit një veshkë, ku mendohej se ishte një tumor që mund të ishte kanceroz. Por gabimisht është hequr veshka e shëndetshme. Spitali bëri gjithashtu të ditur se publikimi i këtij rasti ishte gjëja e duhur për t'u bërë. Por spitali gjithashtu e justifikoi stafin me teorinë se ka qenë komunikimi ai që i ka penguar të heqin veshkën e duhur, ndërkohë që kirurgu ka hequr dorë në mënyrë vullnetare nga puna, deri në sqarimin e çështjes.

Ngatërresa e binjakëve
Dy kinezë binjakë kanë hedhur në gjyq spitalin për një ngatërresë bebesh të ndodhur 21 vite më parë. Me të njëjtën gojë të gjerë dhe sy të thellë, Xiang Nan dhe Wang Yiwen shkuan në gjykatë të veshur njësoj, xhinse identike dhe këmisha të ngjashme, ku kërkonin kompensim nga spitali që 21 vite më parë e kishte ngatërruar Xian me një tjetër bebe. Ajo bebe u lind si Wang Yiwu, duke besuar se ishte vëllai binjak i Yang Ywen. Dy familjet jetonin në të njëjtin distrikt të Pekinit dhe Xiang dhe Yang Yiwen u njohën dy vite më parë përmes miqve, të cilët i organizuan një takim të mahnitur nga ngjashmëria e tyre.

Doktori paralizon pacientin
Në prill të këtij viti, në Nju Jork, pacienti Leopoldo CAstillo mbeti i paralizuar gjatë një operacioni. Ai u diagnostifikua fillimisht me pneumoni, ndërkohë që rezultatet e analizave të tij më vonë dëshmuan për një infeksion. Spitali nuk kontaktoi me Castillon për t'i dhënë diagnozën e duhur dhe gjendja e tij u përkeqësua, deri sa u bë i nevojshëm operacioni. Gjatë operacionit, mjeku Woosup Michael Park përdori "surgical" një copë për të ndaluar gjakrrjedhjen, ndërkohë që ekspertët thonë se ajo nuk rekomandohet për përdorim në shtyllën kurrizore. Castillo mori 3.7 milionë dollarë zhdëmtim.

Doktorët kryejnë operacion të gabuar
Një doktoreshë në Roud Ajlend, SHBA, i hoqi vezoret gabimisht një pacienteje 53-vjeçare pasi kishte ngatërruar skedën e saj me një paciente tjetër, e cila kishte të njëjtin mbiemër. Edhe pse Bordi i Licencës Mjekësore dhe Disiplinës përcaktoi se mjekja Marguerite Vigliani kishte kryer një shkelje, nuk përcaktoi asnjë dënim apo ndëshkim ndaj saj. "Ky ishte një gabim gjykimi, të cilin ajo e trajtoi me integritet dhe profesionalizëm. Kjo është një doktoreshë që ka një histori pune shumë të mirë", bëri të ditur bordi. Vigliani bëri të ditur se gabimi ndodhi për shkak të një gabimi në dokumentacion.

Harrojnë gërshërët në trupin e pacientes
18 muaj pas një operacioni në shtyllën kurrizore, një grua 69-vjeçare në Sidnei zbuloi se kirurgët kishin lënë një palë gërshërë në barkun e saj. Pat Skinner u tha reporterëve se ajo e kishte zbuluar me anë të rrezeve iks, vetëm pas një viti e gjysmë se gërshërët ndodheshin në bark. "Nuk mund ta besoja atë që po shikoja. Ishte e tmerrshme të shikoja gërshërët aty", tha ajo. Edhe pse ngjarja u raportua dhe u bë publike në media, ekipi që kreu operacionin nuk mori asnjë masë ndëshkimore.

http://kaltersiashqiptare.com/forum.php

Për 100-vjetorin e Eqrem Çabejit, kumtesat që sollën vlerat e gjeniut të gjuhës shqipe

Viti 2008 cilësohet si "Viti Çabej". Për ta konfirmuar këtë, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademikut Eqrem Çabej, organizoi dje një konferencë shkencore-gjuhësore. Kolegë dhe studiues të gjuhës shqipe u mblodhën për të kujtuar dhe njëherë veprat dhe vlerat e këtij njeriu të madh për kombin shqiptar.

Eqrem Çabej do të kujtohet nga të gjithë si albanologu ynë më i madh kombëtar, jo vetëm si hartues i gjurmëve të traditës kombëtare shqiptare, por edhe hartues autentik i këtyre gjurmëve. Ai ka dhënë kaq shumë kontribute për gjuhën shqipe, për pasurimin e saj dhe kombin shqiptar, sa të gjithë ne mund t'i referohemi për ta zhvilluar atë më tej. Vepra e Çabejit padyshim që ka lënë gjurmët e veta në historinë e kombit shqiptar, madje roli i tij diskutohet jo vetëm për kohën kur ishte në jetë, por edhe për atë që la pas me veprën e tij. Studiuesja Ledi Shamku në kumtesën e saj tha se gjatë kohës që Çabej ishte gjallë, mund të themi padyshim që ishte lidhja jonë e vetme me Perëndimin. Për sa kohë që Eqrem Çabej ka qenë gjallë është cituar në kumtesa, në vepra të rëndësishme dhe në atlase të ndryshme, ndërsa sot ai njihet nga të gjithë si albanologu më i madh shqiptar.
Fjalën hyrëse në këtë konferencë shkencore e paraqiti Aljula Jubani (Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhësisë), e cila përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe gjuhëtarët që prezantuan punimet e tyre për gjuhëtarin e madh, Eqrem Çabej. Kjo figurë poliglote në jetën tonë kulturore, arsimore dhe shkencore shfaqet përtej një gjuhëtari të madh, pasi në veprën e tij rizbulohej vetëdija jonë kombëtare e ndërtuar në tri paradigma: Gjuha, nacioni, kultura dhe madje një mit mbi të cilin rindërtohej krenaria kombëtare e të qenit popull i lashtë dhe popull modern njëkohësisht.
Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore përkujtimore kushtuar mjeshtrit të madh të shqipes, Eqrem Çabej. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, në përshëndetjen e tij për këtë figurë të ndritur të shqipes u shpreh se, "ndërdisipliniteti është mënyra më e veçantë se si ai i qaset gjuhës shqipe. Kjo shtron çështje të tilla se si ta përvetësojmë punën ndërdisiplinore për të pasur frymën e Çabejit dhe hapjen e perspektivës në Qendrën Albanologjike për angazhimin e punimeve të përbashkëta të disiplinave të ndryshme". Shezai Rrokaj në kumtesën e lexuar para të pranishmëve, "Parime metodologjike shkencore të zbatuara në veprën e Eqrem Çabejit", ndër të tjera theksoi se, "Çabej është një monument kulture në panteonin e saj, që gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera dhe në fushën e indoevropianistikës".
Ajo çka u theksua thuajse në të gjitha kumtesat, ishte fakti se Çabej ka hedhur hapat e para dhe të forta në shumë disiplina studimore të shqipes dhe i vlen të theksohet puna ndërdisiplinore. Kjo shërben si bazë për studime të mëtejshme etimologjike në fushën e gjuhës shqipe. "Çabej është i pari i cili ka bërë një punë kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Botimin shkencor të "Mesharit" ai e shoqëroi me studimin e gjuhës së Buzukut. Çabej ka qenë dhe mbetet një figurë poliglote e gjuhës dhe kulturës shqiptare, prandaj përgëzoj të gjithë nismëtarët e këtij organizimi", u shpreh Prof.Shaban Demiraj në kumtesën e tij, "Roli i Çabejit në zhvillimin e albanologjisë". Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare kanë mbetur një çift i pandarë.
Kontributi i Çabejit në dimensionin kulturor është shumë i rëndësishëm, njihet si eksperti në fushën e gjuhësisë, etimologjisë, letërsisë, etj. Çabej ishte jo vetëm hartues i gjurmëve të traditës kombëtare shqiptare, por edhe hartues autentik i këtyre gjurmëve. Kumtesa në këtë sesion shkencor lexuan edhe Ethem Likaj, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Rami Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Ledi Shamku e gjuhëtarë të tjerë.

Pasaporta

• Eqrem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe është një nga figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare.
• Eqrem Çabej shkollimin fillor e kreu në vitin 1921, në Gjirokastër.
• Studimet e larta i ka mbaruar për Filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930), dhe u specializua në Gjuhësinë Krahasuese Indoevropiane.
• Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.
• Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës, si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
• Ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe, të botuar në Tiranë më 1980.
• Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Tituj të veprave kryesore janë:
Ö "Hyrje në Indoevropianistikë"
Ö "Studime etimologjike në fushën e shqipes"
Ö "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe"
Ö "Fonetika historike e shqipes"
Ö "Shqipja në Kapërcyell"
Ö "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"
Ö Fjalor i Gjuhës Shqipe, (Bashkautorësi)

Mirënjohjet:
• Ka marrë Urdhrin "Nderi i Kombit"
Shqipëri 2003.
• Medaljen e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
• Çabej dëgjoi ligjërata dhe mori leksione nga albanologë të shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i përmendur, Karl Patsch (1865-1945), etj.
• Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, është hartues tekstesh për shkollat, është mësues, planifikues gjuhësor.
• Studimet, artikujt shkencorë dhe kumtesat e tij janë botuar në mjaft vende të Evropës: Austri, Francë, Greqi, Gjermani, Itali, Rumani, Poloni, ish-Jugosllavi, Turqi etj.
• Është i pari dijetar shqiptar që trajtoi në nivelin e shkencës bashkëkohore probleme të rëndësishme të albanologjisë, të cilat më parë kishin qenë fushë pune vetëm e albanologëve të huaj. Mendimi i tij edhe sot është autoriteti shkencor më i lartë në albanologji.
• 25 vjet më parë, më 13 gusht 1980, Eqrem Çabej u nda nga jeta në një spital të Romës.

Shaban Demiraj
Në kumtesën e tij, "Roli i Çabejit në zhvillimin e albanologjisë", Prof.Shaban Demiraj u shpreh se, "Çabej është i pari i cili ka bërë një punë kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Çabej ka qenë dhe mbetet një figurë poliglote e gjuhës dhe kulturës shqiptare, prandaj përgëzoj të gjithë nismëtarët e këtij organizimi".

Shezai Rrokaj
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë drejtoi seancën e paradites në konferencën shkencore kushtuar Eqrem Çabejit. Në kumtesën e tij, "Parime metodologjike shkencore të zbatuara në veprën e Eqrem Çabejit", ndër të tjera theksoi se, "Çabej është një monument kulture në panteonin e saj, që gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera dhe në fushën e indoevropianistikës".

Kolec Topalli
Gjuhëtari Kolec Topalli në kumtesën "Për gjenezën e nyjave të prapme të gjinisë mashkullore" që lexoi para të pranishmëve risolli kontributin që ka dhënë Eqrem Çabej në historinë e gjuhës shqipe, duke theksuar hapat e këtij gjuhëtari në disiplina të ndryshme të gjuhës shqipe.

Dhori Kule
Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore përkujtimore kushtuar mjeshtrit të madh të shqipes, Eqrem Çabej.

Ledi Shamku
Studiuesja Ledi Shamku në kumtesën e saj, "Çabej dhe shqipja në familjen e gjuhëve", tha se gjatë kohës që Çabej ishte gjallë, mund të themi padyshim që ishte lidhja jonë e vetme me Perëndimin. Eqrem Çabej është cituar në kumtesa, në vepra të rëndësishme dhe në atlase të ndryshme, dhe sot ai njihet nga të gjithë si albanologu më i madh shqiptar.

http://kaltersiashqiptare.com/forum.php

Template by - ai